Aktualitet

COVID-19/ 3 persona të tjerë dyshohet se janë të infektuar në Durrës, nisen me urgjencë drejt Infektivit

26 Mars 2020, 08:27 Nga DOSJA
COVID-19/ 3 persona të tjerë dyshohet se janë të infektuar

Durrës- Mbërmjen e djeshme janë paraqitur në Urgjencën e Spitalit të Durrësit 3 persona, të cilët dyshohen se mund të jenë me COVID-19. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se personat janë nisur me urgjencë drejt Spitalit Infektiv në Tiranë.

Koronavurusi tashmë është edhe një kërcënim për shqiptarët. Deri më tani janë 146 të infektuar, 17 prej të cilëve janë shëruar dhe fatkeqësisht janë shënuar edhe 6 viktima. Harta e të prekurve në Shqipëri është zgjeruar, ku epiqendra e COVID-19 është Tirana, e pas saj vjen Fieri e Korça. Të infektuar ka edhe në Lezhë, Shkodër, Vlorë, Kavajë e Elbasan.  Gjendja e e të shtruarve në pavion është e stabilizuar deri më tani, ndërkohë që autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë brenda.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet viktimat e covid ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll