Aktualitet

Covid-19 përhapet shumë edhe tek të rinjtë, dy vëllezër në Elbasan të infektuar, një ditë më parë rezultoi i prekur

26 Mars 2020, 06:33 Nga DOSJA
Covid-19 përhapet shumë edhe tek të rinjtë, dy

Elbasan-Shënohen dy raste të reja me COVID-19 në qytetin e Elbasanit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se dy personat e infektuar janë vëllezër, përkatësisht 22 dhe 25 vjeç. Po kështu, këta të fundit janë djemtë e 60-vjeçarit, që rezultoi ditën e djeshme i infektuar. Të rinjtë janë karantinuar në banesën e tyre dhe gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar.

Koronavurusi tashmë është edhe një kërcënim për shqiptarët. Deri më tani janë 146 të infektuar, 17 prej të cilëve janë shëruar dhe fatkeqësisht janë shënuar edhe 6 viktima. Harta e të prekurve në Shqipëri është zgjeruar, ku epiqendra e COVID-19 është Tirana, e pas saj vjen Fieri e Korça. Të infektuar ka edhe në Lezhë, Shkodër, Vlorë, Kavajë e Elbasan.  Gjendja e e të shtruarve në pavion është e stabilizuar deri më tani, ndërkohë që autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë brenda.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet viktimat e covid ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll