Bota

Vetëm 51 ditë në detyrë/ Votohet mocioni i mosbesimit, rrëzohet me 82 vota pro qeveria, Albin Kurtit: Ishte porosi e ambasa

25 Mars 2020, 21:56 Nga DOSJA
Vetëm 51 ditë në detyrë/ Votohet mocioni i mosbesimit,

KOSOVË- Kuvendi i Kosovës ka votuar me 82 vota pro rrëzimin e qeverisë së kreut të LVV-së, Albin Kurtit. Në përfundim të seancës maratonë, vetëm një orë para mesnatë të gjithë deputetët kanë votuar me ngritje dore dhanë verdiktin e tyre, duke votuar mocionin e mosbesimit të iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Pro mocionit të mosbesimit kanë votuar 82 deputetë, ndërsa 32 deputetë votuan kundër mocionit të mosbesimit dhe 1 abstenim. Votat pro mocionit të mosbesimit ishin nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe partitë opozitare. 

Lidhur me rrëzimin e qeverisë së tij, Kurti ka reaguar duke u shprehur se 80 deputetë janë të gatshëm që të rrezikojnë jetën e qytetarëve për të shëmbyer territorin me Serbinë. Ai u shpreh gjithashtu se mocioni i mosbesimit ishte një porosi nga ambasadori amerikan Richard Grenell, me të cilin ka pasur përplasje kohët e fundit. Një ditë më pas ka reaguar dhe iniciatori i mocionit, kreu i LDK-së, Isa Mustafa, i cili është shprehur se nuk do të prishë qeverinë, nuk do t’i largojë ministrat e tij dhe se Kurti mund të bashkëpunojë me ta për të kaluar situatën e koronavirusit në vend.

Tanimë presidenti duhet të mbledhë të gjitha partitë për të zgjedhur një mandatar të ri, vetëm 51 ditë pas Kurtit, ose të shpallë zgjedhje të reja të jashtëzakonshme. Megjithatë për shkak të situatës në vend nga koronavirusi, një skenar i tillë është i largët. 

(k.m/A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni mocioni i mosbesimit ndaj qeverise kurti qeveria e albin kurtit rrëzohet qeveria e albin kurtit mocioni i mosbesimit ndaj qeverise kurti qeveria e albin kurtit rrëzohet qeveria e albin kurtit

Sondazh

Poll

Bota 25 Mars 2020, 16:21

SHBA-Rrjeti i dyqaneve të artit dhe zejtarisë amerikane “Hobby Lobby” do të qëndrojnë hapur gjatë këtyre ditëve të pandemisë. Dyqanet po qëndrojnë t...