Bota

Mjekët e New York ndryshojnë taktikë, veprojnë si ato të Kinës dhe përdorin në masë vitaminën C

25 Mars 2020, 19:15 Nga DOSJA
Mjekët e New York ndryshojnë taktikë, veprojnë si ato

NEW YORK-Mjekët në New York kanë ndryshuar taktikën e kurimit të pacientëve të infektuar me koronavirus. Ata kanë filluar që të veprojnë si doktorët e Kinës duke u dhënë pacientëve vitamin C në masë të madhe. Këtë e ka bërë të ditur vetë mjeku i New York Mjeku Andrew Weber, i cili ka thënë se u ka dhënë pacientëve në repartin e terapisë intensive 1.500 miligramë vitaminë C intravenoze.

Kjo dozë u është dhënë  pacientëve 3 ose 4 herë në ditë dhe është mbi 16 herë më e lartë se ajo që është normale . Weber shprehet se  ky trajtim ekperimental ka dhënë rezultate pozitive në Kinë.

“Pacientët që morën vitaminë C reaguan shumë më mirë se ata që nuk morën vitaminë C. Ndihmon shumë, por nuk është theksuar pasi nuk është një medikament i rëndësishëm.”- është shprehur mjeku.

Ai shpjegon se trajtimi me vitaminë C  është kryer paralelisht me trajtimin me hydrochloroquine (anti-malarial) dhe azithromycin (antibiotik), si dhe holluesë gjaku, pasi FDA-ja aprovoi përdorimin e tyre eksperimental.

“Tek pacientët në gjendje të rëndë, në të cilët trupi mbivepron në tentativë për të luftuar infeksionin, ka rënie drastike të vitaminës C. Prandaj ka kuptim tentativa për të mbajtur nivele të tilla të vitaminës C.”-ka thënë Weber.

Burimi;NewYorkPost

(A.K.Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote mjeket ne kine koronavirusi ne bote mjeket ne kine

Sondazh

Poll

Bota 25 Mars 2020, 16:21

SHBA-Rrjeti i dyqaneve të artit dhe zejtarisë amerikane “Hobby Lobby” do të qëndrojnë hapur gjatë këtyre ditëve të pandemisë. Dyqanet po qëndrojnë t...