Bota

Lajme të mira nga Kosova, shërohet pacienti i parë me COVID-19

25 Mars 2020, 18:43 Nga DOSJA
Lajme të mira nga Kosova, shërohet pacienti i parë me COVID-19

KOSOVË-  Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar sot se një person i konfirmuar më parë pozitiv me koronavirus, tashmë ka dalë negativ dhe rezulton i shëruar.

Më tej në deklaratën për mediat Instituti shprhet se për t’u konfirmuar nëse është shëruar plotësisht pacienti i parë në Kosovë, duhet të bëhet edhe një test tjetër.

Kemi rezultatin e parë NEGATIV të njërit nga pacientët me CODID 19 pozitiv. Nevojitet edhe testi kontrollues dhe me shpresë që do të kemi pacientin e parë të shëruar me COVID 19 në Kosovë”, ka thënë IKSHPK-ja.

Nga ana tjetër bilanci i të prekurve me COVID-19 në Kosovë është shtuar, pasi sot tetë persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, duke çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 71.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove sherohet pacienti i pare ne kosove koronavirusi ne kosove sherohet pacienti i pare ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 25 Mars 2020, 16:21

SHBA-Rrjeti i dyqaneve të artit dhe zejtarisë amerikane “Hobby Lobby” do të qëndrojnë hapur gjatë këtyre ditëve të pandemisë. Dyqanet po qëndrojnë t...