Aktualitet

Dy fëmijë me koronavirus në Shqipëri, shefja e infektivit të pediatrisë: Njëri pa simptoma, tjetri ka shenja të rënduar

25 Mars 2020, 21:09 Nga DOSJA
Dy fëmijë me koronavirus në Shqipëri, shefja e infektivit

TIRANË- Gjeorgjina Kuli, shefja e infektivit të pediatrisë, zbuloi në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e “Ditari” në A2, se në vendin tonë janë dy fëmijë të prekur me koronavirus. “Vetëm dy fëmijë, të moshës 0-14 vjeç, kanë rezultuar pozitivë. Njëri pa shenja, ndërsa tjetri po trajtohet në shtëpi, nuk ka nevojë për shtrim në spital”, deklaroi Kuli.

Kur u pyet nëse ka një trajtim të veçantë për fëmijët, Kuli tha se përdorimi i antibiotikëve tolerohet më mirë nga fëmijët: “Do të preferonim paracetamolin, duhen konsumuar shumë lëngje nga fëmijët dhe ushqim i shumëllojshëm. Këto janë trajtimet kryesore për mjekimin e fëmijëve”.

“Por, nëse pas 4-5 ditësh fëmija ka shenja të rënduara, si frymëmarrje të vështirë apo kollë të fortë, duhet të drejtohemi te mjeku pediatër ose duke komunikuar me 127-n”, shtoi shefja e infektivit të pediatrisë.

Sipas Kulit, nëse do të ketë raste të fëmijëve që do të shtrohen në spital, “fëmijët do të kenë pavion të tyre, me hyrje të veçantë, krejtësisht i izoluar nga pjesa tjetër e spitalit”.

(Marrë nga A2 CNN)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet femijet me covid 19 gjeorgjina kuli koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 femijet me covid 19 gjeorgjina kuli koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Mars 2020, 19:51

Zog me katër këmbë, ndodh çudia në Mat

MAT– Një gjë mjaft e çuditshme ka ndodhur ditën e sotme në MAT, ku një zog ka lindur me katër këmbë. Në fotot e publikuara nga Dosja.la shihet se si zogu...