Aktualitet

Ambulanca sjell gruan e sëmurë tek qendra shëndetësore, e lë tek dera me batanije (VD)

25 Mars 2020, 20:26 Nga DOSJA
Ambulanca sjell gruan e sëmurë tek qendra shëndetësore, e

BERAT- Prej ditësh në media njoftohen raste të reja personash të dyshuar që mbërrijnë me ambulancë në spitalin Infektiv të kryeqitetit. Vazhdimisht shteti shqiptar njofton gatishmërinë në veprim të mjeteve të ndihmës së shpejtë por si duket ky nuk është rasti. Disa qytetarë kanë shkruar në redaksinë e JOQ Albania. Ata kanë nisur pamje filmike dhe fotografi nga qendra shëndetsore Lira në qytetin e Beratit.

Sipas tyre ambulanca ka sjellë një person të sëmurë dhe e kanë lënë në derën e qendrës vetëm pa njoftuar askënd për t’i ardhur në ndihmë dhe më pas është larguar me shpejtësi. Gjendja e personit nuk duket aspak e mirë ndërsa është mësuar se qendra Lira është spital që kuron fëmijët me sëmundje mendore.

Mesazhi i qytetarit: E sjell njeriun e sëmurë te dera e qendrës Lira (spital për fëmijë me sëmundje mendore) si mund të jenë kaq të pashpirt mjekët dhe kushdo që ka qenë brenda në atë ambulancë. Në këtë kohë korone mund të jetë dhe infeksion për lagjen nuk e dimë çfarë mund të ketë. E solli 127 e la aty të shtrirë për tokë. Ka ndodhur në qytetin e Beratit. Çfarë është ky skandal, ku po jetojmë vallë?!

(Marrë nga JOQ)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ambulanca ne berat masat kunder covid 19 ambulanca ne berat masat kunder covid 19

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Mars 2020, 19:51

Zog me katër këmbë, ndodh çudia në Mat

MAT– Një gjë mjaft e çuditshme ka ndodhur ditën e sotme në MAT, ku një zog ka lindur me katër këmbë. Në fotot e publikuara nga Dosja.la shihet se si zogu...

Aktualitet 25 Mars 2020, 18:31

TIRANË– Epidemiologu Taulant Muka, i cili ka qenë edhe zv.ministër në ministrinë e Arsimit është shprehur se nëse njerëzit nuk respektojnë masat e vendosur...