Aktualitet

Biznesi i vogël e i mesëm kërkon ndihmë nga shteti, bëhen publike 12 kërkesat e tyre

25 Mars 2020, 19:33 Nga DOSJA
Biznesi i vogël e i mesëm kërkon ndihmë nga shteti,

TIRANË- Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm në Shqipëri, ka kërkuar sot ndihmën e qeverisë për të përballuar krizën që po shkakton COVID-19. Kjo shoqatë i ka drejtuar sot qeverisë 12 kërkesa që sipas tyre janë shumë jetike që ata të mos falimentojnë.

Ata kërkojnë që të hiqet çdo lloj taksë e tarife e pushtetit lokal si dhe të shtyhen pagesat e energjisë elektrike dhe ujit. “Çdo vonese e mos realizimit të kërkesave tona do të jetë me kosto të pa llogaritur për biznesin por edhe për ekonominë shqiptare”, shkruajnë më tej në letër.

KËRKESAT

1- Qeveria të shohë sektor pas sektori mundësinë e veprimtarisë ekonomike. 2- Qeveria duhet të shlyej pagesat, gjobat dhe detyrimet fiskale të bisnesit ndaj qeverisë. 3- Të paguhet pagesa e plotë e punonjësve. 4- Të paguhen detyrimet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. 5- Të hiqet çdo lloj takse dhe tarife e Pushtetit Lokal. 6- Të shtyhen pagesat e energjisë elektrike dhe ujit.

7- Biznesi të përjashtohet nga taksa e pronës deri në përfundimin e gjendjes së emergjencës natyrore. 8- Të kompensohet e plotë pagesa e qirasë dhe tatimit në burim e qiradhënësit. 9- Të shtyhet për një periudhë të caktuar deklarimi i bilanceve. 10- Të kreditohet biznesi me Garanci të Qeverisë me fitime 1-3 %. 11- Banka e Shqipërisë të injektojë likuiditet në treg për të ulur efektin e krizës. 12. Këto masa të merren urgjent nga Qeveria dhe Pushteti Lokal.

Harta e të prekurve në Shqipëri është zgjeruar, ku epiqendra e COVID-19 është Tirana, e pas saj vjen Fieri e Korça. Ndërkohë që janë 146 të infektuar, 17 prej të cilëve janë shëruar dhe 5 viktima. Lezha, Shkodra, Vlora, Kavaja e Elbasani janë qytetet e tjera të prekurve. Gjendja e e të shtruarve në pavion është e stabilizuar deri më tani, ndërkohë që autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë brenda.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kerkesat per qeverine koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 shoqara e biznesit kerkesat per qeverine koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 shoqara e biznesit

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Mars 2020, 18:31

TIRANË– Epidemiologu Taulant Muka, i cili ka qenë edhe zv.ministër në ministrinë e Arsimit është shprehur se nëse njerëzit nuk respektojnë masat e vendosur...