Aktualitet

Situata me CoVid-19/ Vinin për në Shqipëri, dogana greke nuk lejon kalimin e kamionit me 10 mijë maska mbrojtëse

25 Mars 2020, 20:12 Nga DOSJA
Situata me CoVid-19/ Vinin për në Shqipëri, dogana greke nuk

Autoriteti doganor grek, ndaloi ditën e djeshme dhe në vazhdim sekuestroi një sasi prej më shumë se 10.000 maska mbrojtëse kundër Covid 19 me destinacion Shqipërinë.

Top Channel mësoi  se sasia e  maskave ishte ngarkuar në një kompani greke( Sarantis Eebe) dhe sapo kamioni u paraqit në doganën e Pireut, për të kryer procedurat doganore, kjo e fundit, njoftoi kompaninë  eksportuese  greke , se me urdhër të veçantë është ndaluar eksporti i maskave dhe dizifektantëve, me destinacion vendet e treta.

Për më tepër, drejtuesit e  kompanisë greke, u shokuan kur dogana i njoftoi se kjo sasi, por edhe sasi të tjera që mund të ndodhen në depot e saj, do të bllokohen në magazinë dhe rekuizohen për llogari të shteti grek.

Dogana sqaroi se rekuizimi parashikon bllokim ,dhe kalimin e sasisë në favor të ministrisë  së emergjencave civile,e cila do t’i shpërndajë ato nëpër spitale,farmaci ose kudo nevojiten, kundrejt pagesës,plus fitimin e parashikuar nga ligji i përfitimeve për kompanitë prodhuese.(3-7%)

Skandali shtohet edhe më tepër,mbas denoncimit të shumë kompanive që importojnë maska dhe dizifektantë, të cilët denoncojnë sekuestrim të menjëhershëm në doganë, të 30%të sasisë së këtyre materialeve,sapo ato hyjnë në territorin grek, çka ka sjellë shumë ankesa për këtë sjellje te pa precendente te autoriteteve doganore greke.

Marrë nga:Top Channel

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet greqi sekuestrohen maskat shqiperi greqi sekuestrohen maskat shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Mars 2020, 19:51

Zog me katër këmbë, ndodh çudia në Mat

MAT– Një gjë mjaft e çuditshme ka ndodhur ditën e sotme në MAT, ku një zog ka lindur me katër këmbë. Në fotot e publikuara nga Dosja.la shihet se si zogu...

Aktualitet 25 Mars 2020, 18:31

TIRANË– Epidemiologu Taulant Muka, i cili ka qenë edhe zv.ministër në ministrinë e Arsimit është shprehur se nëse njerëzit nuk respektojnë masat e vendosur...