Politike

Protesta e opozitës para Parlamentit, tensione mes protestuesve dhe policëve

21 Mars 2019, 12:25 Nga DOSJA
Protesta e opozitës para Parlamentit, tensione mes protestuesve dhe

Prej më shumë se një ore ka nisur protesta e opozitës para Kuvendit. Tensione të shumta ka pasur mes policisë dhe protestuesve të cilët kanë tentuar sërish që të futen në Kuvend. Policia i ka bërë thirrje për marrjen e masave, organizatorit të protestës Gazment Bardhit, të cilin e kanë paralajmëruar edhe për praninë e personave me maska. Gjithashtu policia ka nxjerrë edhe autobotet me ujë dhe ka lëshuar gaz ndaj tyre. Ditën e sotme demokratët nuk drejtohen nga kreu i PD-së, Lulzim Basha pasi ai ndodhet në Bruksel prej disa ditësh.  Ndërkohë brenda Kuvendit është bërë betimi i deputetëve të LSI-së: Nimet Musai, Enada Koçiraj dhe Ralf Gjoni, i cili u qëllua me bojë të kuqe sapo doli nga banesa e tij. Prej 21 shkurtit, opozita e bashkuar ka bojkotuar parlamentin dhe kërkon rrëzimin e qeverisë Rama. Opozita kërkon një qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike protesta e 21 marsit protesta e opozites protesta para parlamentit protesta e 21 marsit protesta e opozites protesta para parlamentit

Sondazh

Poll

Politike 21 Mars 2019, 11:55

‘Zbulimi’ i PD: Policia përgjon selinë blu

Pas lajmit se protestuesit e PD-së po qëllonin me gurë ndaj policisë nga brenda selisë blu, një reagim ka ardhur edhe nga këta të fundit.Sipas PD-së, Policia e ...