Art&Argëtim

Dita Botërore e Sindromës Down/ Sfidat e të jetuarit në Shqipëri me SD

21 Mars 2019, 15:38 Nga DOSJA
Dita Botërore e Sindromës Down/ Sfidat e të jetuarit në

Fëmijët me Sindromë Down përveç vështirësive që sjell sëmundja, janë të prirur të preken edhe nga shumë sëmundje të tjera. Për këtë arsye kanë nevojë për mbështetje të herëpashershme mjeksore, e cila ka një kosto. Pikërisht për këtë duhet një mbështetje e madhe e institucioneve. Të jesh me sindromën Down në Shqipëri është një sfidë më vete, më shumë për shkak të infrastrukturës dhe barrierave sociale me të cilat hasemi sesa për shkak të vetë sfidave që sjell sindroma në zhvillimin e individit.

Sipas faqes zyrtare të ‘Down Syndrome Albania’, për fat të keq shërbimet në vendin tonë nuk ofrohen në cilësinë e duhur. Këto shërbime janë lokalizuar më së shumti në organizata dhe qendra private të cilat i ofrojnë këto shërbime pa u subvencioniar nga institucionet shtetërore por edhe të pakontrolluara dhe pa standarte. Këto shërbime, të marra privatisht kushtojnë shumë, rreth 60000 Lekë në muaj në një kohë që pagesa e aftësisë së kufizuar që përfiton fëmija është vetëm 9700 Lekë në muaj.

Gjithashtu një problem i madh mbetet sidomos në qytetet jashtë Tiranës ku shumë raste mbeten të padiagnostifikuara dhe mund të shoqërohen dhe me problem serioze siç janë problemen me zemrën. Vendi ynë nuk ka kapacitetin e duhur për të kryer ndërhyrjet kirurgjikale për këto anomali të zemrës të cilat në rast të ndrërhyrjes me vonesë, rrezikojnë jetën e fëmijëve.

Një tjetër aspekt shumë i rëndësishëm është dhe arsisimimi i fëmijëve me sindromën Doën. Këta fëmijë shpesh hasin vështirësi për t’u pranuar në shkolla publike. Kemi mungesë të mësuesit asistent i cili ta mbështesë dhe ta nxisë të përshtatet në një ambjent social. Pra, arsimi lë për të dëshiruar dhe numri i fëmijëve më këtë sindromë që janë të arsimuar ose me profesione, është i pakët, për të mos thënë i pashpresë. Shumë janë të pashkolluar e disa në shkolla private.

Sipas statistikave të marra në faqen zyrtare të “Down Syndrome Albania”, në Shqipëri aktualisht jetojnë 643 persona me sindromën Down.

 

Burimi: Down Syndrome Albania

L.K. R.L/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim dita nderkombëtare e sindromës down sindroma down sindroma down nw shqiperi dita nderkombëtare e sindromës down sindroma down sindroma down nw shqiperi

Sondazh

Poll