Art&Argëtim

I jepet lamtumira e fundit Shyqyri Alushit, artistit të madh të këngëve shkodrane

20 Mars 2019, 13:15 Nga DOSJA
I jepet lamtumira e fundit Shyqyri Alushit, artistit të madh të

Mëngjesin e sotëm i është dhënë lamtumira e fundit artistit të madh të muzikës shkodrane, Shyqyri Alushi.

Për miqtë e skenës dhe bashkëpuntorët në vite ky është një moment i trishtë jo vetëm për ta, por për gjithë vendin pasi u largua nga jeta një ikonë e muzikës, e cila i dha shumë artit dhe mori pak prej tij.

“Kur vdes bylbyli, kanga ne pyll zor se degjohet”, – u shprehën miqtë dhe kolegët e tij.

Me muzikën e tij në sfond kështu iu dha lamtumira e fundit, bilbilit të ahengut shkodran, Shyqyri Alushi.

Artistët po vdesin të varfër dhe Shyqyri Alushi ishte shumë i madh për të marrë kaq pak u shprehën ata me lotë në sy.

Ministria e kulturës u mjaftua me një buqetë me lule në lamtumirën e fundit të Artistit të Merituar, i cili meritonte padyshim titullin “Mjeshtër i Madh” pasi u bë mësues dhe frymëzues për breza të tërë këngëtarësh, ndërsa ia dedikoi gjithë jetën këngës dhe ahengut shkodran.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture lamtumira e fundit per shyqyri alushin shuhet bilbili i kenges popullore shkodrane lamtumira e fundit per shyqyri alushin shuhet bilbili i kenges popullore shkodrane

Sondazh

Poll