Art&Argëtim

Frutat dhe perimet e ‘zhytura’ në pesticide, lista e ushqimeve të dëmshme për 2019

20 Mars 2019, 14:54 Nga DOSJA
Frutat dhe perimet e ‘zhytura’ në pesticide, lista e ushqimeve

Raportet e Programit të dhënave të Pesticideve në ushqime nga Departamenti Amerikan i Bujqësisë treguan se kur mbetjet e pesticideve gjenden në ushqime, ato janë pothuajse gjithmonë të dëmshme, të përcaktuara nga Agjencia Amerikane e Mbrojtjes së Mjedisit.

Lista e frutave dhe perimeve me përqindjen më të lartë të pesticideve për 2019:

Luleshtrydhet, të cilat kanë kryesuar në këtë listë për katër vjet rresht. Edhe pas larjes ky frut ende mban pesticide në përbërje.

Spinaqi, qëndron i dyti në listë për këtë vit. Ka një përbërje të lartë të ‘ permethrin’, një substancë kjo që dëmton trurin.

Lakra jeshile, është një prej ushqimeve që ka përbërje të lartë të faktorëve që shkaktojnë kancerin.

Nektarinat, e katërta në listë, ky frut përmban mbetjet më të shumta të pesticideve.

Mollët, qëndrojnë në vendin e pestë. Fruti që përmban 4.4 pesticide në përbërje. Deri në vitin 2015 mollët kanë kryesuar këtë listë, dhe në 2016 u zëvendësuan nga luleshtrydhet.

Rrushi, sipas listës fruit ka ndërruar pozicion duke kaluar në vendin e gjashtë.

Pjeshkët, lista e frutave dhe perimeve për këtë vit tregon se pjeshkët zënë vendin e shtatë, pasi vendin e gjashtë e zë rrushi.

Qershitë, janë pjesë e frutave që kanë ndryshuar nga viti i kaluar, por sërish janë mbartës të pesticideve.

Dardhët, u bënë pjesë e listës dhe sipas përgjegjësve që kanë marrë pjesë në plotësimin e kësaj liste sugjerojnë që të konsumohen frutat jashtë kësaj liste për të mirën e shëndetin peronal.

Domatet, në vendin e nëntë këtë vit. Nga kërkimet dhe eksperimentet e bëra në këto fruta e perime, tregojnë përqindjen e lartë të pesticideve, por ende nuk dihet nëse një pjesë e tyre nuk është e dëmshme.

Selino, një nga perimet e pasura me pesticide edhe pse qëndron e 11 në listë, por vazhdon të jetë një nga ushqimet kryesore në dietat e shëndetshme për dietologët në mbarë botën.

Patatja, qëndron në fund të listës për 2019, por nuk përjashtohet prej saj.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim frutat dhe perimet me pesticide pesticidet ne ushqimet qe marrim frutat dhe perimet me pesticide pesticidet ne ushqimet qe marrim

Sondazh

Poll