Bota

U kap në aeroport duke transportuar 1 mln dollarë heroinë drejt Irlandës, dënohet me 8 vite burg, modelja nuk e pranon faji

20 Mars 2019, 18:14 Nga DOSJA
U kap në aeroport duke transportuar 1 mln dollarë heroinë drejt

Sipas vendimit të gjykatës, modelja 22-vjeçare çeke u arrestua pasi u kap me 9 kg heroinë në janar 2018 në aeroportin e Lahore-s, në Indi. Modelja ishte nisur për në Irlandë nëpërmjet Dubait në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Që nga arrestimi i saj, Hluskova u ka thënë hetuesve se ajo erdhi në Pakistan për të punuar si modele, porn ë bagazhet e saj u gjetën lëndë narkotike. Por modelja është përgjigjur para trupit gjykues se nuk ishte në dijeni se çfarë kishte në valixhen e saj.

Dy persona të tjerë u arrestuan pasi morën kontakte nga telefoni i modeles të cilët janë pjesë e këtij operacioni, raporton Daily Mail. 

Në një video të publikuar nga autoritete e policisë në Indi, modelja shprehet: “Më dhanë diçka për bagazhet, tre statuja apo diçka. Ata thanë se ishin dhurata. Unë nuk e dija se kishte diçka brenda.” Dënimi i saj gjithashtu përfshin një gjobë prej 800 dollarë.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota arrestohet modelja tereza hluskova transportonte droge nga india ne irlande arrestohet modelja tereza hluskova transportonte droge nga india ne irlande

Sondazh

Poll