Sekuestrohen 18 milionë dollarë drogë në Filadelfia, vinte nga Kolumbia
20 Mars 2019, 18:25Nga DOSJA
FILADELFIA– 992 kilogramë kokainë me vlerë tregu prej 18 milionë dollarësh janë konfiskuar nga autoritetet e portit të Filadelfias, ditën e martë në orën 10:30. Lënda narkotike u gjet në një kontenier në bordin e anijes “MSI Desiree”, e cila udhëtonte nga Kolumbia në Evropë. “Daily mail” shkruan se Autoritetet Federale dhe lokale kontrolluan kontenierin pasi vunë re se ishte ndërhyrë në dorezat e dyerve.
“Rasti u kthye në Hetimet e Sigurisë Kombëtare. Si një çështje e politikës, ne nuk diskutojmë detajet e një hetimi deri sa të jetë e përshtatshme për ta bërë këtë. Në janar 2018, autoritetet federale kapën 709 kilogramë kokainë që hynë në Portin e Filadelfias,”- u shpreh zëdhënësi i zonës së mesme të Atlantikut, Stephen Sapp.
Kjo është ngarkesa më e madhe e kokainës e sekuestruar në Filadelfia që nga viti 2007, kur zyrtarët konfiskuan 864 kilogramë kokainë të fshehur në një kontenier të një anije nga Republika Dominikane.
Sapp sqaroi më tej se kjo ngarkesë e sekuestruar nuk kishte lidhje me drogën massive që u zbulua në portet e New Jorkut dhe New Xhersit më 28 shkurt. Dogana e SHBA dhe Mbrojtja Kufitare thanë javën e kaluar se droga e paketuar në 60 pako u konfiskua në Portin e New Jorkut dhe New Xhersit më 28 shkurt. Vlera e saj në treg ishte 77 milionë dollarë.
Kokaina e sekuestruar në Portin e New Jersey dhe New Jork ishte tre herë më e madhe se sekuestrimi më i fundit i Filadelfias dhe më e madhja e konfiskuar ndonjëherë 25 vitet e fundit, që nga viti 1994. Droga ishte fshehur prapa kutive të frutave të thata në një anije mallrash dhe u kap kur anija u ndal në New York/Newark në rrugën e saj drejt Antëerp, Belgjikë. Nuk dihet ende nëse droga ishte e destinuar të futej në SHBA, apo do të vahdonte rrugën për në Evropë.
“Ky është konfiskim i rëndësishëm, në fakt është konfiskimi më i madh i kokainës në Portin e New Jork që nga maji 1994,”- tha Troy Miller, drejtor i operacioneve të Nju Jorkut në terren.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
ITALI- Minsitri i Brendshëm i Italisë, Mateo Salvini, duket se ka shpëtuar nga hetimi për bllokimin e anijes “Diciotti”, e cila u cilësua si një rrëmbim.Mediat ...
Nepal- Përveç Indisë, Holi festohet edhe në Nepal, por edhe në Mbretërinë e Bashkuar, vitet e fundit. Pigmente të bazuara në ngjyrat e ujit, janë përdoru...
Skoci- Joy Milne, gëzon aftësinë për të zbuluar sëmundjen Parkinson përmes nuhatjes.Testi mund të ndihmojë mjekët të diagnostikojnë më shpejt pacientët dhe të i...
Kryeministrja britanike gjithashtu pohoi se do të kthejë marrëveshjen e saj për një herë të tretë, sa më shpejt të jetë e mundur në një letër drejtuar President...
Disney ka mbyllur me sukses blerjen e Rupert Murdoch. Një marrëveshje që ka kushtuar plot 71 miliardë dollarë në një marrëveshje që bashkon Hirushen, The Simpso...
KOSOVË- Sulmohet nga dy persona deputeti i Kuvendit të Kosovës, Sllobodan Petroviç. Deputeti është dhunuar në afërsi të një restoranti pranë Kuvendi...
KAZAKISTAN- Kryeqyteti i Kazakistanit, Anastan nga sot do të quhet Nursultan. Ndryshimi vjen pas dorëheqjes që dha dje presidenti i nderit Nursultan Nazarbayev,...
ZELANDË E RE- Seanca e ditës së sotme në Parlamentin e Zelandës së Re, në nder të 49 viktimave të vrarë në Christchurch nisi me leximin e kuranit. (Lexo kë...
Kryeministri australian ka reaguar me zemërim ndaj komenteve të presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, ku ka thirrur qytetin e Gallipoli për të denoncuar ndjen...