Ekonomi

COVID-19/ Qeveria ndyshon buxhetin e 2020-ës. Ulen të ardhurat, shtohen fondet për Shëndetësinë dhe rritet borxhi publik

22 Mars 2020, 12:39 Nga DOSJA
COVID-19/ Qeveria ndyshon buxhetin e 2020-ës. Ulen të ardhurat,

TIRANË- Qeveria shqiptare me anë të një Akti Normativ që është publikuae sot në Fletoren Zyrtare, ka ndryshuar buxhetin e vitit 2020 për të përballuar situatën e krijuar nga COVID-19. Qeveria me këto ndryshime tregon një ulje të të ardhurave në nivelin 20 miliardë Lekë dhe shtim të fondeve për investime në shëndetësi dhe fonde shtesë për blerje të ilaçeve apo të pajisjeve të nevojshme.

Sipas ndryshimeve në Aktin Normativ, Ministrisë së Shëndetësisë do t’i  shtohet fondi prej 46 milionë lekësh që do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit. Gjithashtu është miratuar edhe kontrata për blerjen e materialeve për mbrojtje ndaj pandemisë. 346 milionë lekë do të shkojnë tek kompanitë “Farma  Net Albania” dhe shoqëria “Euromed”, procedurë e cila do të ndiqet nga Ministria e Shëndetësisë.

Po ashtu plani i të ardhurave është shkurtuar për të ardhurat tatimore, ku priten arkëtime më të ulëta nga tatime, si dhe nga TVSH-ja ulet me 9 miliardë lekë. Në total do të grumbullohen 142 miliardë lekë, nga 151 miliardë lekë të planifikuara në buxhetin e vitit 2020. Munesë do ketë dhe nga të ardhurat mbi fitimin, ku pritet të ketë një ulje me 4 miliardë lekë. Ndërsa nga akzizat do të jenë 3.5 miliardë lekë më pak me një ulje 7%. Mungesë do ketë dhe ngë të ardhurat personale që do pësojnë një ulje me 3 miliardë lekë.

Në një kohë kur të ardhurat do jenë më të ulëta seç ishte parashikuar, qeveria parashikon një rrtije të shpenzimeve me 9 miliardë lekë. Nga kjo rritje, 1,2 miliardë lekë shkon për shpenzime korente kryesisht për sektorin e shëndetësisë, për pagesën e interesave 500 milionë lekë, për fondet speciale 1,2 miliardë lekë.  Qeveria ndërkohë shikon si mundësi dhe dyfishimin e deficiçit, duke arritur vlerën e -68 miliardë lekëve nga -39,6 miliardë lekë që ishte planifikuar në fillim të vitit. Sipas Aktit Normativ ndryshim do ketë dhe borxhi publik, i cili do përsojë rritje. “Ky Akt Normativ bën të mundur faktorizimin e nevojave për përballimin e situatës, duke reflektuar rritjen e defiçitit buxhetor në nivelin 68.7 miliardë lekë, ose 3.9 përqind të PBB, nga 2.2 % të PBB që pritej sipas buxhetit fillestar dhe për rrjedhojë, rritjen e borxhit publik total në nivelin e pritur prej rreth 68.8% e PBB”, shtohet më tej.

Për të parë të gjitha ndryshimet e bëra nga qeveria në Buxhetin e vitit 2020 klikoni KËTU

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 89. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin nga shtëpia pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.”Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda, ndërsa në rrugë ka dalë Ushtria dhe Policia. Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërsa nga e hëna orari i i ri i lëvizjes është 05:00 me 13:00.

(A.B. K.M. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi koronavirusi ne shqiperi ndryshime ne buxhetin e shtetit plani ekonomik per koronavirusin koronavirusi ne shqiperi ndryshime ne buxhetin e shtetit plani ekonomik per koronavirusin

Sondazh

Poll