Ekonomi

Shërimi i dy pacientëve të parë nga COVID-19, Manastirliu: Do bëhen gati për të lënë spitalin

20 Mars 2020, 20:40 Nga DOSJA
Shërimi i dy pacientëve të parë nga COVID-19, Manastirliu:

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një reagim në Facebook, bën me dije se dy pacientë janë shëruar plotësisht nga COVID-19. Manastirliu shprhet se  dy pacientët që kanë pasur kontakte me rastin 0 kanë bërë analizën e dytë dhe nuk kanë më koronavirus. Më tej ministrja shprhet se kjo është një punë e mirë e spitalit Infektiv, por sërish numri i të shtruarve po rritet dita ditës.

Lajm i mirë?? Dy pacientët e parë të hospitalizuar do të bëhen gati të lënë spitalin Infektiv, pas testit konfirmues që përfundoi pak minuta më parë?? Dy pacientë, kontakte të pacientit 0️⃣ që u identifikua me koronavirusin e ri në Shqipëri rezultuan negativ edhe në testin e dytë pas trajtimit.

#Bravo ekipit të spitalit infektiv?? Por JU LUTEM KUJDES‼️Të prekurit po shtohen, spitali infektiv ka sot katër pacientë në terapi intensive dhe numri i të shtruarve po rritet dita-ditës❗️ JU LUTEM QËNDRONI NË SHTËPI‼ Nëse keni shenja të sëmundjes ☎️ vetëm 1️⃣2️⃣7️⃣‼️”, shkruan Manastirliu.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 70, ndërsa në 2 ai i të shëruarve. Sot janë shënuar edhe 7 raste të reja. 1 rast, ai i 85-vjeçares në Patos, dhe 5 të tjera në Tiranë. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët lëvizin në dy orare, 06:00 deri më 10:00 paradite dhe 16:00 deri në 18:00 pasdite. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 ogerta manastirliu sherohen pacientet me covid-19 koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 ogerta manastirliu sherohen pacientet me covid-19

Sondazh

Poll