Ekonomi

Rama fali kamatvonesat por nuk toleron mospagesën e faturave të energjisë, ja ku mund t’i paguani pa dalë nga shtëpia

20 Mars 2020, 15:18 Nga DOSJA
Rama fali kamatvonesat por nuk toleron mospagesën e faturave të

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ditën e djeshme shpalli planin e masave në kuadër të COVID 19 duke bërë me dije se do të falen kamatvonesat e energjisë elektrike për klientin familjar dhe për biznesin e vogël. Por ndërkohë Rama edhe në komunikimet e mëparshme ka bërë të qartë se pavarësisht situatës nuk do të ketë tolerime në mospagimin e faturave të energjisë elektrike pasi kjo sipas tij do krijonte një kolaps të madh dhe do na çonte në “gropën” ku ishim.

Ndërkaq, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë të Informacionit (AKSHI) përmes drejtueses Linda Karçanaj bën me dije se faturat mund të paguhen pa dalë fare nga shtëpia përmes e-Albania.

Të dashur miq, Po jetojmë në kohë të jashtëzakonshme! Të shmangim daljet e panevojshme, të ruajmë veten dhe familjarët tanë. e-Albania u vjen në ndihmë të gjithëve. Shumë qytetarë pyesin me shqetësim për faturat e energjisë elektrike që në fakt mund t’i paguajnë në kohë, pa dalë nga dera e shtëpisë. Mjafton të hapni portalin, të identifikoheni dhe me çdo lloj karte mund të shlyeni faturat. AKSHI është në gadishmëri të plotë për të përmbushur në çdo kohë shërbimin ndaj jush”, shkruan Karçanaj.

Linku ku mund të paguani faturat e energjisë e gjeni duke klikuar KËTU

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 70. Sot janë shënuar edhe 7 raste të reja. 1 rast, ai i 85-vjeçares në Patos, dhe 5 të tjera në Tiranë. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët lëvizin në dy orare, 06:00 deri më 10:00 paradite dhe 16:00 deri në 18:00 pasdite. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale akshi faturat e energjise linda karçanaj plani ekonomik per koronavirusin akshi faturat e energjise linda karçanaj plani ekonomik per koronavirusin

Sondazh

Poll