Ekonomi

Mjeku Ostreni ngre alarmin: Nëse nuk respektohet karantina, në Shqipëri do ketë 100 mijë të infektuar nga COVID-19

20 Mars 2020, 21:12 Nga DOSJA
Mjeku Ostreni ngre alarmin: Nëse nuk respektohet karantina, në

TIRANË- Mjeku i njohur Mel Ostreni në një reagim në rretjet sociale ka ngritur alaramin se në vendin tonë mund të ketë rritje të numrit të të prekurve, pasi qytetarët nuk plotësojnë rregullat e karantinës. Ostreni shprehet se nëse populli bredh në rrugë, do të përfundojë si Milano dhe sipaj mjekut në maj në vendin tonë do të ketë nga 50.000 mijë deri në 100.000 të infektuar me koronavirus.

“Blindat ushtarake tek rr. Kavajes….. mire do e bejne me kete milet idiot qe kemi qe as vehten nuk e do, qe bredh pa menduar qe nje dite do jemi si Milano……. 50 + CoronaVirus ne Tirane x20 =1000 vete te infektuar 80% e te cileve skane shenja te cilet po ti shumzosh me 20 behen 16.000 vete e ne maj Tirana do kete mbi 50.000 deri 100.000 pozitive dhe vetem 20% e tyre dmth 10.000-20.000 do jene me probleme. A I THIRNI MENDJES shqiptare te Tirones PSE QEVERIA KA BOSHATIS SANATORIUMIN dhe KIRURGJIA TEK QSUT APO KOT PER SHOË ??? Une nuk e uroj po nqs se sillemi keshtu sdo kete vend neper spitale ……. OUUUUU !!!!!!!!!!!!”, është ky mesazhi i mjekut.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 70. Sot janë shënuar edhe 7 raste të reja. 1 rast, ai i 85-vjeçares në Patos, dhe 5 të tjera në Tiranë. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët lëvizin në dy orare, 06:00 deri më 10:00 paradite dhe 16:00 deri në 18:00 pasdite. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale koronavirusi ne shqiperi mal ostreni masat kunder covid 19 koronavirusi ne shqiperi mal ostreni masat kunder covid 19

Sondazh

Poll