Bota

Skoci/ Gruaja arrin të zbulojë sëmundjen e Parkinsonit, përmes nuhatjes

20 Mars 2019, 16:34 Nga DOSJA
Skoci/ Gruaja arrin të zbulojë sëmundjen e Parkinsonit,

Skoci- Joy Milne, gëzon aftësinë për të zbuluar sëmundjen Parkinson përmes nuhatjes.

Testi mund të ndihmojë mjekët të diagnostikojnë më shpejt pacientët dhe të identifikojnë ata në fazat më të hershme të sëmundjes të cilët mund të përfitojnë nga ilaçet eksperimentale me qëllim mbrojtjen e qelizave të trurit nga vdekja.

Perdita Barran, në Universitetin e Mançesterit, tha se testi kishte potencialin për të reduktuar ndjeshëm kohën për të dalluar njerëzit e diagnostifikuar me këto çrregullime.

Në disa raste kjo sëmundje nuk mund të dallohet edhe përmes analizave dhe mjeteve të posaçme, por Joy nuhati erën tek burri i saj, Les, 12 vjet para se të diagnostikohej dhe kuptoi se ai do të diagnostifikohej me Parkinson.

Tilo Kunath, një neurobiolog që studion sëmundjen Parkinson në Universitetin e Edinburgut vendosi të testonte aftësitë e Joy-it duke eksperimentuar me bluza. Një bluzë e veshi një person i padiagnostifikuar me këtë sëmundje dhe një tjetër bluzë e veshi një pacient që vuante këtë sëmundje. Menjëherë, Joy e kuptoi se cili ishte i diagnostifikuari me Parkinson.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota gruaja nuhat semundjen pa nevojen e testeve joy milne semundja parkinson gruaja nuhat semundjen pa nevojen e testeve joy milne semundja parkinson

Sondazh

Poll