Art&Argëtim

Bëri deklaratën ‘pa zemër’ për viktimat e koronavirusit, aktorja e famshme kërkon falje: Isha e pandjeshme por…

19 Mars 2020, 11:13 Nga DOSJA
Bëri deklaratën ‘pa zemër’ për viktimat e

SHBA– Aktorja e famshme e filmit “The High Musical School” ka kërkuar publikisht falje, pas deklaratës së fortë për viktimat e koronavirusit në mbarë botën.

Aktorja në një postim në rrjete sociale u shpreh se njerëzit edhe do vdesin, dhe s’kemi çfarë të bëjmë në këtë situatë.

“Edhe nëse të gjithë e marrin atë, njerëzit do të vdesin, gjë që është e tmerrshme … por e pashmangshme?”- u shpreh fjalë për fjalë aktorja, ndërsa pas këtij komenti është përballur me një lumë kritikash në rrjete sociale.

Menjëherë pas kësaj, Vanessa ka vendosur të reagojë publikisht në profilin e saj në Tëitter, ku shkruan se ndjehet në faj, për fjalët e pandjeshme që tha, dhe se e ka marrë seriozisht këtë pandemi globale.

“Unë nuk e marr lehtë këtë situatë, me asnjë mënyrë, unë jam në shtëpi. Kuptova se fjalët e mia ishin të pandjeshme dhe aspak të përshtatshme për situatën që vendi ynë dhe bota janë në të njëjtën kohë po kalojmë,”– u shpreh aktorja.

Koronavirusi tani ka goditur 50 shtetet në Amerikë, me 108 vdekje dhe më shumë se 6.300 raste të konfirmuara në të gjithë vendin. Në të gjithë botën ka rreth 200,000 raste të konfirmuara me afro 8,000 vdekje.

Burimi: BBC

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz aktorja deklarata e forte koronavirusi vanessa hudgens aktorja deklarata e forte koronavirusi vanessa hudgens

Sondazh

Poll