Art&Argëtim

Pas shumë vitesh miqësie të ngushtë, Fatma ‘shpërthen’ ndaj Aulona Mustës: Pi qumësht nëpërke…

19 Mars 2020, 10:40 Nga DOSJA
Pas shumë vitesh miqësie të ngushtë, Fatma

TIRANË– Moderatoret, Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu prej shumë vitesh janë mikesha mjaft të mira dhe një pjesë të madhe të kohës e kalojnë bashkë. Por, mesa duket, Fatmës nuk i pëlqen aspak forma që Aulona Musta ka zgjedhur për të kaluar izolimin.

Me rregulla strikte, pa ëmbëlsira apo ushqime që të heqin stresin, por vetëm me stërvitje dhe punë, Fatma Haxhialiu ka nxjerrën në pah anën negative të të jetuarit me mikeshën e saj Aulona Musta.

“Si do të ishte izolimi me Aulona Mustën. Kjo është një video motivuese që tregon se pavarësisht situatës që po kalon…ka gjithmonë më keq!!! Shiko këtë video për të kuptuar sa e bukur është jeta jote në izolim pa AULONA MUSTËN”- shkruan Fatma Haxhialiu bashkëngjitur postimit të saj.

 

 

Kjo eshte nje video motivuese qe tregon se pavaresisht situates qe po kalon…ka gjithmone me keq!!! Shiko kete video per te kuptuar sa e bukur eshte jeta jote ne izolim pa AULONA MUSTEN ? #karantinasipasfatmes

A post shared by Fatma Haxhialiu (@sipas_fatmes) on

Ndërsa në video përmend të gjithë gjërat e ndaluara të Aulonës, stërvitjen e ekzagjeruar dhe kujdesin e tepruar në ushqim.

“Imagjinoni njerëz të dashur që të mund mbaronte me kaq. Ne mund të ishim të izoluar me Aulona Mustës. Po po njerëz, në një ditë më 24 orë bosh si kjo dhe ajo e javës që po vjen, në një ditë si kjo kur ti mund të ngrihesh në çfarëdolloj ore në mëngjes, kur mëngjesin e han në orë 12 ose një, këto gjëra nuk ndodhin nëse do të isha me Aulona Mustës, e cila në ditë si kjo, ka një axhendë. Të hash mëngjesin me katër fara rrushi dhe qumësht nëpërke, sepse kjo ka shumë proteina dhe të ndihmon që të jesh i karikuar për të gjithë ditën tëndë, të cilën do e shpenzosh kot në shtëpi, por e rëndësishme është të jesh e karikuar, sepse ti jeton me Aulona Mustën e izoluar…”- janë disa nga fjalët e thënë në videon e Fatmës.

Duhet të theksojmë se kjo videoje vjen me nota humori, dhe jo me tendenca negative ndaj mikeshës së saj. Tashmë presim një përgjigje nga Aulona Musta.

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz aulona musta fatma dhe aulona fatma haxhialiu miqesia moderatoret aulona musta fatma dhe aulona fatma haxhialiu miqesia moderatoret

Sondazh

Poll