‘S’ka virus që e ndal’/ Eduart Grishaj thyen karantinën, del nga shtëpia dhe bën vrap me shokun e tij
17 Mars 2020, 16:09Nga DOSJA
TIRANË– Prej 5 ditësh e gjithë Shqipëria është në “shtetrrethim”. Por jo të gjithë i zbatojnë rregullat e shtetit. Një prej tyre është edhe regjisori Eduart Grishaj, i cili ka dalë për vrap.
Miku i tij ka shpërndarë një foto në Instagram, ku duket dhe Grishaj, i veshur me rroba sportive teksa vraponte në një prej rrugëve të qytetit.
“Nuk ka virus që e ndal,”-shkruan shoku i tij mbi foton e publikuar.
Mesa duket Eduartit po i mungon palestra kohët e fundit, dhe ka vendosur të gjithë energjitë t’i harxhojë me vrap në natyrë.
Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 55 të prekur, mes tyre një viktimë. 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier.
Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
GJERMANI– Shkencëtari dhe themeluesi i kompanisë bioteknologjike “TIB Molbiol Syntheselabor GmbH” Olfert Landt, po shihte në lajme një sëmundje që po përh...
Virusi COVID-19 ka mbyllur qindra mijëra njerëz brenda në shtëpitë e tyre për të ulur riskun e përhapjes së tij. Në kohë të tilla njerëzit kanë shumë kohë dhe i...
TIRANË– Rezarta Shkurta gjatë periudhës së saj në karantinë, ka gjetur frymëzim nga gjyshi i bashkëshortit të saj, Ermal Hoxhës, Enver Hoxha. Duke publikua...
TIRANË– Dita e 5 si të karantinuar… Disa prej njerëzve kanë filluar që të “shpikin” aktivitete nga më të ndryshmet për të kaluar kohën në shtëpi. Por...
Ka kaluar më pak se një javë që në momentin kur Organizata Botërore e Shëndetit e shpalli koronavirusin një pandemic globale. Mos e besoni po deshët po njërëzit...
TIRANË– Teksa bota gjendet në një luftë të ethshme me një armik sa të rrezikshëm, aq edhe të padukshëm, njerëzimi është i interesuar të dijë se çfar...
TIRANË- Ditët që kalohen në izolim, teka jemi të vetëkarantinuar normalisht që nuk janë më të bukurat, por janë ato ditë që sjellin më ‘perlat’.Dosja.al ju...
TIRANË– Në këto ditë, ku të gjithë janë në karantinë, është hapur një sfidë e re në rrjete sociale, ajo e publikimit të pozave të vjetra. Edhe këngëtarja &...
TIRANË– Kohët e fundit, zërat në shoëbiz përflasin për një ndarje, mes Çiljeta Xhilagës dhe Alban Hoxhës. Prej kohësh këngëtarja dhe portieri i komb...