Art&Argëtim

NASA/ Zbulimet e papritura nga asteroidi Bennu mund të shpjegojnë origjinën e jetës dhe sistemit diellor (Foto)

20 Mars 2019, 08:46 Nga DOSJA
NASA/ Zbulimet e papritura nga asteroidi Bennu mund të shpjegojnë

NASA ka bërë disa zbulime “të papritura” nga të dhënat e para të marra nga një asteroid i afërt me Tokën, duke ofruar të dhëna për origjinën e sistemit diellor,madje edhe jetën në Tokë.

Agjensia hapësinore e Shteteve të Bashkuara lansoi anijen kozmike Osiris-Rex (Origins-Spectral Interpretation-Resource Identification-Security-Regolith Explorer) pranë asteroidit Bennu në shtator 2016 dhe më në fund arriti më 3 dhjetor 2018.

Është misioni i parë që synon kthimin e një mostre asteroide në Tokë, edhe pse kjo nuk do të ndodhë edhe për disa vite të tjera.

Gjetjet më të fundit nga misioni janë raportuar në shtatë punime shkencore të publikuara këtë javë në Nature, Nature Astronomy, Nature Geoscience dhe Nature Communications, ku një nga revistat zbulon “sipërfaqen e papritur të asteroidit Bennu”.

Karakteristikat e sipërfaqes së Bennu sugjerojnë se mund të jetë më i vjetër se sa pritej, duke ofruar njohuri për faza të ndryshme të evolucionit të Sistemit Diellor.

Asteroidi i Bennu është pjesë e mbetjeve të ngelura nga formimi i sistemit diellor, dhe një shkëmb i ngjashëm hapësinor i pasur me karbon dhe hidratim mund të ketë dhënë kushtet e para për lulëzimin e jetës.

Asteroidi Bennu kalon afër Tokës çdo gjashtë vjet dhe mund të vijë aq afër 150 vitë nga tano saqë mund të godasë planetin tonë. Shanset mbeten të vogla, por jo të parëndësishme, rreth një e dhjeta e 1 përqindndëshit.

Bennu nuk është aq i madh sa të shkatërrojë Tokën, por mund të shkaktojë dëmtime të mëdha.

Studimi i Bennu me Osiris-Rex do t’u lejojë kërkuesve të mësojnë më shumë për origjinën e sistemit tonë diellor, burimet e ujit dhe molekulat organike në Tokë, dhe rreziqet dhe burimet në hapësirën pranë Tokës.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete asteroidi bennu nasa sistemi diellor univers asteroidi bennu nasa sistemi diellor univers

Sondazh

Poll