Sport

Revolucion te Barcelona, klubi heq dorë nga dy lojtarë të skuadrës

16 Mars 2020, 20:07 Nga DOSJA
Revolucion te Barcelona, klubi heq dorë nga dy lojtarë të

Barcelona po planifikon që të bëjë një revolucion në merkaton e verës.

Klubi katalanas ka rimarrë kreun e renditjes, pasi e humbi ndaj Real Madridit në El Clasico dhe duhet ta mbrojë. Drejtuesit në krahun tjetër kanë filluar që tani të mendojnë për verën dhe kanë bërë gati largimin e dy lojtarëve.

Ousmane Dembele është futbollisti i parë që ka lodhur katalanasit. Ai ka shumë talent, por dëmtimet e shpeshta dhe karakteri i vështirë kanë bërë që spanjollët të humbasin durimin.

Emri tjetër është ai i Samuel Umtitit. Mbrojtësi nuk ka përmbushur asnjëherë pritshmëritë në Camp Nou. Ai ka humbur vendin e titullarit ndaj Lenglet dhe nuk ka kapur shansin e dhënë nga tekniku Quique Setien.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona dembele umtiti barcelona dembele umtiti

Sondazh

Poll

Sport 16 Mars 2020, 16:43

ZYRTARE/ Skënder Gega bëhet me skuadër të re

ARABI SUADITE- Skendër Gega bëhet me skuadër të re. Ish-trajneri I Partizanit ka marrë drejtimin e skuadrës së Al Faisaly SC në Arabinë Saudite. Gega ka mbërrit...