Art&Argëtim

Nuk e mori parasysh rrezikun e koronavirusit/ Taynës i anulojnë koncertin në SHBA: Rrezikova dhe veten për të argëtuar fan

15 Mars 2020, 16:31 Nga DOSJA
Nuk e mori parasysh rrezikun e koronavirusit/ Taynës i anulojnë

SHBA– Reperja e njohur  shqiptare Tayna,  nuk e ka marrë  seriozisht rrezikun që sjell koronavirusi dhe mesa duket nuk  ka marrë për bazë urdhërat që ka dhënë Organizata Botërore e Shëndetit, e cila ka theksuar se do të anulohen të gjitha koncertet dhe manifestimet ku grumbullohen njerëzit.

Por së fundmi, reperja ka udhëtuar drej New York-ut për të zhvilluar një koncert, të cilin ja kanë anuluar për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vet këngëtarja nëpërmjet një “Instastory”, e cila thotë se ja kanë ndaluar performancën për shkak të koronavirusit. Ndërkohë ka shkruar  se rrezikoi dhe jetën e saj për të argëtuar fansat.

“Të dashur përkrahës, fatkeqësist na ndaluan performancën sonte në Neë York, nga shkaku i virusit. Unë rrezikova shëndetin tim duke ardhur për t’ju argëtuar sonte; kërkoj shumë ndjesë”,- shkruan ajo.

A.K/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz koronavirusi ne shba tayna koronavirusi ne shba tayna

Sondazh

Poll