Art&Argëtim

Ditari i karantinës, gazetari e tregon me humor: Këta sipër flasin në Skype, ky poshtë është me Juventusin, sot kemi byre

14 Mars 2020, 12:41 Nga DOSJA
Ditari i karantinës, gazetari e tregon me humor: Këta sipër

ITALI- Italia është tashmë nën pushtetin e COVID-19. Njësoj edhe si Shqipëria, në Itali, qytetarët janë vetë-izoluar duke qëndruar mbyllur në shtëpi. Situata ka krijuar sa humor aq edhe pakënaqësi. Të pafundme janë memet dhe statuset nëpër rrjetet sociale, që trajtojnë me gallatë gjendjen aktuale. Kështu ka bërë edhe gazetari shqiptar, pjesë e ekipit të “Le Iene”, Taulant Kopliku. Në formën e një mini-ditari virtual ai shkruan:

“Dita e shtatë e karantines! Po bjen shume shi sot. Keta siper flasin gjithe diten ne sype me Marokun. Kuptoj vetem kur thone “shukra” ne cdo dy fjali por se kuptoj pse bertasin aq fort. Nderkohe komshiu poshte juventin, po sheh ne YouTube finalen e Champions 1996. Ka 7 dite qe e sheh te njejten ndeshje. Te penalltite nuk permbahet. Ne sot kemi byrek. Ne fillim deshem ta bejme me mish e me qepe por pastaj nderruam mendje dhe vendosem ta bejme me barishte per hater te kalit. Iu ba shume qejfi kur la thashe. E vleresoi.”

Në rang global janë regjistruar 4,947 viktima dhe 132,000 të tjerë janë prekur nga koronavirusi në 127 vende të botës. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i viktimave ka shkuar në 1266 dhe janë prekur mbi 15 mijë të tjerë. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Në Greqi janë shënuar 3 viktima, në Kosovë janë konfirmuar dy rastet e para ndërsa në Shqipëri janë 38 të infektuar, mes tyre një viktimë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

virale virale #dosjavirale koronavirusi ne itali taulant kopliku #dosjavirale koronavirusi ne itali taulant kopliku

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 14 Mars 2020, 09:37

TIRANË– Aurela Gaçe ka ndarë një foto nga udhëtimi i saj, drejt kthimit në Shqipëri, ku ka pohuar se do të izolohet për 14 ditë, duke mos takuar asn...