Aktualitet

Alkooli apo sapuni? Shkencëtarët tregojnë si vritet më shpejt virusi në trupin e njeriut

14 Mars 2020, 09:49 Nga DOSJA
Alkooli apo sapuni? Shkencëtarët tregojnë si vritet më

TIRANË– Çdo lloj virusi mund të qëndrojë  shumë gjatë në trupin e  njeriut. Por pavarësisht sesa njerëzit përdorin dezinfektuesit, lëngjet, pecetat dhe kremrat që kanën në përbërjen e tyre alkool, nuk janë aq efektive sa larja e tyre me ujë dhe sapun herë pas here.

Pse larja e duarve me ujë dhe  sapoun ndihmon kaq shumë në shmangien e  COVID-19?

Nuk është shumë e vështirë për t’u shpejguar  shkruan Theguardian pasi virusi përbëhet nga disa grimca nanometrike, të grumbulluara, në të cilën shtresa lipikde, që shërben si lidhje në mes tyre është shumë e dobët.

Dhe duke ditur se sapuni ka aftësi që ta shkatërrojë shumë lehtë këtë membranë lipidike, bën të mundur që virusi të dobësohet e të vdesë.

Ndërkohë ndërtimi i virusit konsiston në 3 përbërës kryesorë siç është acidi ribonukleik, proteinat dhe lipidet.

Nëse në trupin e njeriut një qelizë e infektuar vdes, të gjitha viruset largohen duke tentuar të infektojnë qeliza të tjera, duke përfunduar në mushkëri dhe në sistemin e frymëmarrjes.

Kur dikush kollitet ose teshtin dhe nga goja ose hundët përhapen copëza virusesh që mund të përhapen deri në 10 metra në ambientin ku ju jeni. Por edhe pse këto copëza të vogla mund të thahen shpejt, virusi ka fuqinë të qëndrojë sërish aktiv. Dhe në këto moment lëkura e njeriut është një mjedis i duhur për mbijetesën e virusit.

Prandaj dhe larja e saktë e duarve me ujë dhe sapun është e domosdoshme, sepse sapuni përmban disa elemente yndyrore të ngjashme me membranën yndyrore të virusit, dhe ndikon në shpërbërjen e tij.

Produktet me bazë alkooli, të cilat shumë pak përfshijnë të gjitha produktet “dezinfektuese”, përmbajnë një zgjidhje të përqindjes së lartë të alkoolit (zakonisht 60-80% etanol) dhe vrasin viruset në një mënyrë të ngjashme, por jo të plotë.

Por sapuni është më i mirë sepse ju duhet vetëm një sasi mjaft e vogël uji me sapun, i cili, me fërkim, e mbulon me lehtësi gjithë dorën tuaj. Ndërsa kur bëhet fjalë për alkool që të jap efektin e duhur, duhet ta përhapni dhe fërkoni për një kohë të gjatë që lëkura e duarve ta thithë mjaftueshëm.

Pra, sapuni është më i miri, por ju lutemi përdorni solucionin me bazë alkooli kur sapuni nuk është i dobishëm ose praktik.

 

Në rang global janë regjistruar 4,947 viktima dhe 132,000 të tjerë janë prekur nga koronavirusi në 127 vende të botës. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i viktimave ka shkuar në 1266 dhe janë prekur mbi 15 mijë të tjerë. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Në Greqi janë shënuar 3 viktima, në Kosovë janë konfirmuar dy rastet e para ndërsa në Shqipëri janë 33 të infektuar, mes tyre një viktimë.

Burimi: Theguardian

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shba koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shba koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Mars 2020, 06:49

TIRANË– Shqipëria vijon të jetë në “shtet-rrethim”. Dita e sotme ka qenë ndryshe nga të tjerat, pasi dhe festimet për Ditën e Verës nuk u zhvilluan dot. Rr...