Aktualitet

Nga sot, mbyllet për 14 ditë kufiri me Kosovën/ Policia: Lejohet të kalojnë vetëm ata persona që…

14 Mars 2020, 09:39 Nga DOSJA
Nga sot, mbyllet për 14 ditë kufiri me Kosovën/ Policia: Lejohet

TIRANË– Policia Kufitare ka njoftuar të gjithë qytetarët se dogana me Kosovën do të mbyllet për 14 ditë, për arsye të parandalimit të COVID-19. Duke nisur nga sot, asnjë automjet nuk do të lejohet që të hyjë në Shqipëri dhe anasjelltas. Të vetmit që përjashtohen nga shtetasit nga Kosova, që aktualisht ndodhen në Shqipëri dhe duan të kthehen në banesën e tyre. Po ashtu edhe shqiptarët që ndodhen në Kosovë.

Po ashtu lejohet që të kalojnë edhe ambulancat, lëvizja e mallrave apo edhe makinat qeveritare. Ky vendim i palës kosovare është marrë për të gjithë kufirin e Kosovës dhe jo vetëm për kufirin me Shqipërinë pasi ditën e djeshme atje u identifikuan dy të infektuarit e parë me koronavirus.

 

NJOFTIMI I PLOTË:

Policia Kufitare

Policia Kufitare njofton të gjithë qytetarët se pikat e kalimit kufitar me Kosovën do të mbyllen për 14 ditë, për arsye të parandalimit të COVID-19.

Duke filluar prej orës 10:00 të datës 14.03.2020, nuk do lejohet asnjë automjet dhe asnjë shtetas të hyjnë në Kosovë dhe anasjelltas.

Do lejohen të hyjnë në Kosovë, shtetasit kosovarë që janë në Shqipëri dhe duan të kthehen në Kosovë, si dhe do lejohen të hyjnë në Shqipëri, shtetasit shqiptarë që janë në Kosovë dhe duan të kthehen në Shqipëri.

Do lejohen ambulancat, lëvizja e mallrave dhe makinave qeveritare.

Ky vendim i palës kosovare është marrë për të gjithë kufirin e Kosovës, jo vetëm për kufirin me Shqipërinë.

Policia Kufitare kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të anullojnë lëvizjet e planifikuara dhe ata që ndodhen duke lëvizur në drejtim të Morinës, të kthehen mbrapa, pasi nuk do lejohen të kalojnë.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 33 të prekur. Një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit dhe vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi kufiri me koosven plani i masave per covid-19 koronavirusi ne shqiperi kufiri me koosven plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Mars 2020, 06:49

TIRANË– Shqipëria vijon të jetë në “shtet-rrethim”. Dita e sotme ka qenë ndryshe nga të tjerat, pasi dhe festimet për Ditën e Verës nuk u zhvilluan dot. Rr...