Aktualitet

Masat për koronavirusin/ Kisha ortodokse mesazh besimtarëve: Ejani vetëm për t’u rrëfyer, mos PUTHNI ikonat, pezullohen s

12 Mars 2020, 19:40 Nga DOSJA
Masat për koronavirusin/ Kisha ortodokse mesazh besimtarëve: Ejani

TIRANË– Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka marrë masa mbrojtëse gjithashtu kundër përhapjes së koronavirusit në vend. Kisha ka njoftuar se çdo shërbesë do të shtyhet deri më 3 prill dhe u ka kërkuar qytetarëve që të mos prekin apo puthin objektet në kishë.

Për të shmangur grumbullimet e njerëzve në mensat e kishës, ushqimi do të paketohet dhe do t’u jepet me vete, ose do t’u dërgohet në shtëpi nëse nuk kanë mundësi ta marrin.

Misteri i Rrëfimit do të vazhdojë, por këshillojmë të ruhet distanca nga njëri-tjetri, si dhe të zbatohen udhëzimet e shpallura për mbrojtjen nga infektimi,”-shkruhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPËRISË
SINODI I SHENJTË

Njoftim mbi masat mbrojtëse kundër virusit Covid-19 (Koronavirus):

Drejtuar klerit dhe besimtarëve orthodhoksë,
Me ndjenjën e përgjegjësisë dhe të dashurisë për grigjën tonë, si edhe duke vlerësuar masat e shpallura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe të institucioneve tona shtetërore e shëndetësore, për parandalimin dhe kufizimin e përhapjes së virusit Covid-19 (Koronavirus), Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, përveç masave paraprake të para disa ditëve të pezullimit të programeve të katekizmit për të gjitha moshat, si dhe të të gjitha veprimtarive kulturore e arsimore në institucionet tona, merr këto masa shtesë:

1) Përsërisim se duhen shmangur përqafimet, puthjet e duarve dhe çdo kontakt fizik me njëri-tjetrin, si dhe me objektet në kishë, të cilat mund të preken nga të tjerët. Nderimi ndaj objekteve të shenjta mjafton me një përulje para tyre.

2) Pezullohen deri në datën 3 prill 2020 të gjitha shërbesat ditore të përbashkëta nëpër kisha, si: Shërbesa e mëngjesit, e mbrëmjes, e Himnit Akathist dhe e Liturgjisë së Parashenjtëruar.

3) Inkurajojmë dhe nxisim të gjithë besimtarët që këto shërbesa lutjeje t’i kryejnë në shtëpitë e tyre familjarisht ose t’i ndjekin ato në Radion “Ngjallja”, në valët FM Tiranë-Durrës 88.5, Korçë 88.7, Elbasan 93.4, Fier 98.7; në internet: në Facebook Radio “Ngjallja” dhe në Ëeb http://ëëë.radiongjallja.org

4) Për të shmangur grumbullimet e njerëzve në mensat që ka hapur Kisha për njerëzit në nevojë, ushqimi do të përgatitet dhe do t’u jepet me vete. Për ata që nuk mund të vijnë dot, do të krijohet mundësia për t’ua dërguar në shtëpi.

5) Të gjitha kishat do të jenë të hapura gjatë ditës për lutje personale.

6) Misteri i Rrëfimit do të vazhdojë, por këshillojmë të ruhet distanca nga njëri-tjetri, si dhe të zbatohen udhëzimet e shpallura për mbrojtjen nga infektimi.

7) Vetëm Shërbesa e Liturgjisë Hyjnore e së dielës do të kryhet në të gjitha kishat. Ne besojmë se Kungata e shenjtë është burim jete dhe shërimi. Këshillojmë besimtarët e moshuar, fëmijët, si edhe ata që kanë probleme shëndetësore të shmangin ardhjen në kishë dhe ta ndjekin Liturgjinë në valët e Radios “Ngjallja”.

Dëshirojmë të theksojmë se marrja e këtyre masave të nevojshme për parandalimin e këtij virusi, si dhe zbatimi i tyre me përpikëri, është shprehje e dashurisë dhe e përgjegjësisë për të afërmin, ashtu siç na urdhëron Perëndia.

Në këto ditë të vështira, është e rëndësishme të shmangim panikun dhe të shtojmë besimin dhe lutjen personale e familjare ndaj Perëndisë, me bindjen se nuk do të na braktisë Perëndia. Sekretariati i Sinodit të Shenjtë. Tiranë, 12.3.2020

Këto masa u bën publike nga kryeministri Edi Rama, i cili sqaroi se nga nesër, do të ndalohet lëvizja me makina private, urbane dhe autobuza në 8 qytete të Shqipërisë. Masat e reja të vendosura nga qeveria, e kthejnë Shqipërinë e Mesme dhe rajonin Verior në një zonë në “shtet-rrethim”, ku të vetmet mjete që do të lejohen do të jenë ato shtetërore, autoambulancat, makinat e bizneseve dhe farmacive, përfshirë ato që transportojnë mallra, makinat e mediave, të gjithë ata që punojnë në administratën shtetërore. I vetmi rregull, sipas njoftimeve që u botuan këtë të enjte në faqen e kryeministrit Edi Rama në Facebook është akreditimi. Këto masa, vijnë pas rëndimit të bilancit me Covid-19 në Shqipëri, ku numri i të prekurve ka shkuar në 23. Një prej të prekurve, ndërroi jetë dje në Spitalin e Durrësit. Ndërkohë që vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, dhe Lushnje. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, me ndërprerjen e transportit dhe të punës. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve është që qytetarët të qendrojnë brenda.

(k.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kisha orthodhokse koronavirusi ne shqiperi kisha orthodhokse koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll