Aktualitet

Një orar për çdo turn, publikohet HARTA dhe ORA, ja ku do t’i gjejnë ‘bluzat e bardha’ urbanet për të shkuar në QSU

12 Mars 2020, 17:53 Nga DOSJA
Një orar për çdo turn, publikohet HARTA dhe ORA, ja ku do

TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka dhënë detaje lidhur me transportin për mjekët e infermierët nga sheshui “Skënderbej”.

Të dy, një metër larg njëri-tjetrit, kanë bërë me dije të gjitha oraret e urbanëve që do të dërgojnë ‘bluzat e bardha’ në spital, ku edhe do të përballen me të pacientët që kanë nevojë për ndihmë.

“Duam të ofrojmë një alternativë për transportin e mjekëve, për t’u siguruar që shërbimi spitalor nuk vuan pasojat e asaj që ne e quajmë distancë sociale. Transporti urban është ndërprerë për të gjitha udhëtimet jo-esenciale, por ndërkohë do të rikuperohet vetëm për stafin mjekësor. Ne kemi bërë një propozim, i cili përfshin transportin me orare fikse: ora 07:00, ora 13:00 dhe ora 20:00, gjatë ndërrimit të turneve të stafit mjekësor, që do të përshkojë qendrat tona mjekësore spitalore. Pra, do të fillojë nga Sanatoriumi dhe do të përfundojë te Trauma në Laprakë, linja Sanatorium-Trauma. Linja tjetër, duke filluar nga Kombinati, tek QSUT dhe tek Instituti i Shëndetit Publik në Kinostudio. Pra, është e ngjashme me linjën Kombinat-Kinostudio. Linja e Unazës me stacione të reduktuara, pranë qendrave shëndetësore qytetase në unazë. Autobusi, pasi mbaron turnin, kthehet për t’u dezinfektuar. Ekipi special i Bashkisë së Tiranës dhe i zjarrfikëseve do bëjnë dezinfektimin e autobusëve, për t’u rikthyer pastaj prapë për turnin e 2-të dhe turnin e 3-të,”– tha Veliaj.

HARTA E LËVIZJEVE

Veliaj shpjegoi se përjashtime do të ketë vetëm për pacientë që bëjnë dializën ose dikush që ka një ndërhyrje tjetër urgjente.

Ndërsa në fjalën e saj, ministrja  e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha se ky hap është një tjetër segment i planit të madh të masave që po ndërmarrim në kuadër të frenimit të epidemisë së koronavirusit.

“Është për t’u theksuar se këto masa janë vetëm në favor të shëndetit të tyre. Po krijojmë mundësinë që të mbështesim personelin mjekësor, por edhe ata pacientë të cilët kanë nevojë për të marrë mjekime në spital sepse kanë terapi mjekimi ciklike, do të kenë mundësi që transportin publik me ato parametra që po i siguron Bashkia e Tiranës të higjienizimit, të sanitarizimit, të mundet që ta shfrytëzojnë pikërisht për të aksesuar spitalin qendrën spitalore apo gjithashtu dhe punonjësit që janë pjesë e shërbimeve sociale që do të duhet të shkojnë të ofrojnë kujdes për të moshuarit, që janë në shtëpitë rezidenciale”, tha Manastirliu.

Këto masa u bën publike nga kryeministri Edi Rama, i cili sqaroi se nga nesër, do të ndalohet lëvizja me makina private, urbane dhe autobuza në 8 qytete të Shqipërisë. Masat e reja të vendosura nga qeveria, e kthejnë Shqipërinë e Mesme dhe rajonin Verior në një zonë në “shtet-rrethim”, ku të vetmet mjete që do të lejohen do të jenë ato shtetërore, autoambulancat, makinat e bizneseve dhe farmacive, përfshirë ato që transportojnë mallra, makinat e mediave, të gjithë ata që punojnë në administratën shtetërore. I vetmi rregull, sipas njoftimeve që u botuan këtë të enjte në faqen e kryeministrit Edi Rama në Facebook është akreditimi. Këto masa, vijnë pas rëndimit të bilancit me Covid-19 në Shqipëri, ku numri i të prekurve ka shkuar në 23. Një prej të prekurve, ndërroi jetë dje në Spitalin e Durrësit. Ndërkohë që vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, dhe Lushnje. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, me ndërprerjen e transportit dhe të punës. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve është që qytetarët të qendrojnë brenda.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet erion veliaj koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu erion veliaj koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu

Sondazh

Poll