Art&Argëtim

“Jam i trishtuar”, reagon për herë të parë Maluma për koncertin në Shqipëri: Vendosëm ta shtynim nga koronavirusi, s

11 Mars 2020, 13:04 Nga DOSJA
“Jam i trishtuar”, reagon për herë të parë

TIRANË– Dy ditë më parë që prej konfirmimit të rastit të parë me koronavirus në Shqipëri u përfol që koncerti i këngëtarit të famshëm kolumbian, Maluma që ishte planifikuar më 14 mars do të anulohej ashtu sikurse u mor vendimi që do anulohen të gjitha aktivitetet me shumë njerëz në vend.

Menjëherë pati një reagim nga organizatorët e koncertit të cilët sqaruan se duhet të pritet deri në njoftim zyrtar për të mësuar të vërtetën.

Ndërkohë vetë këngëtari spanjoll është shprehur se ndihet i trishtuar për marrjen e këtij vendimi. Ai ka konfirmuar shtyrjen e koncertit të tij në vendin tonë si edhe në Greqi duke sqaruar se data e dytë do të jepet më vonë.

 “Jam pak i trishtuar sepse koncertet që do mbaja në Greqi do të shtyhen. Së shpejti do t’u japim datat e reja kur do zhvillohen. Dëshiroja shumë ti bëja këto koncertet por për shkak të koronavirusit duhet ti shtynim. Këtë vendim e morëm me organizatorët për të mirën e shëndetit tuaj, të ekipit dhe gjithë personave të tjerë. Më vjen keq sepse është hera e parë që do jepja koncert në Greqi. Shpresoj të më mirëkuptoni,”- u shpreh në një  video në Instastory.

Deri më tani në të gjithë botën 4,300 persona kanë humbur jetën, ndërsa 119,243 të tjerë janë konfirmuar si të infektuar. Ndërsa 66,578 pacientë kanë rimarrë veten pas infektimit. Një nga shtetet më të prekura në botë është Italia, ku deri më tani 631 persona kanë humbur jetën dhe të infektuar janë 8.514 persona. Në Shqipëri 12 persona janë të infektuar me koronavirus dhe është shënuar viktima e parë.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz koronavirusi ne shqiperi maluma koronavirusi ne shqiperi maluma

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 10 Mars 2020, 15:39

Ishujt Galapagos/ Udhëtimi që ndryshoi jetën time

ISLAND-Ishujt Galapagos, ofrojnë një vështrim të rrallë se si bota mund të duket e bukur pa ndërhyrjen njerëzore. I njohur për rolin e tyre në teorinë e evoluci...