Ekonomi

Ish-zv.ministri i Financave spektik për propozimin e qeverisë: Amnistia fiskale është edhe një amnisti penale

6 Mars 2020, 21:42 Nga DOSJA
Ish-zv.ministri i Financave spektik për propozimin e qeverisë:

TIRANË– Ish-zëvendës ministri i Financave Elton Harxhi, që u largua nga pas skandalit me kontratën e Duty Free, ka komentuar sot amnistinë fiskale të propozuar nga qeveria. I ftuar në emisionin “Ekopolitike”, u shpreh se është një deklarim i vullnetshëm i të ardhurave të pa tatuara më parë, duke u falur detyrimi financiar. Sipas tij, kjo është edhe një amnisti penale, pasi përpos faljes së gjobave, falen edhe akuzat penale.

Amnistia fiskale është një deklarim i vullnetshëm i të ardhurave të pa tatuara më parë. Është një amnisti, sepse falet një pjesë e detyrimit fiskale. Përpos kësaj është edhe një amnisti penale, pra përpos faljes së gjobave, do të ketë edhe një amnisti të akuzave penale.

Kjo iniciativë i parashikon të dyja këto. Kjo amnisti ndërmerret o në kushtet ku ka një reformë fiskale të thellë, për të mbyllur një periudhë me një politikë ndryshe, ose kur të gjitha hapat në administrimin fiskal ngushtojnë hapësirat e evazionit fiskal. Vendi ynë vjen nga një histori e gjatë me informalitet”, u shpreh Harxhi.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi amnistia fiskale elton harxhi amnistia fiskale elton harxhi

Sondazh

Poll