Politike

Paralajmëroi banorët e zonës të largoheshin, Erion Braçe përditëson situatën e lumit Shkumbin: Doli nga shtrati për dy

8 Mars 2020, 08:37 Nga DOSJA
Paralajmëroi banorët e zonës të largoheshin, Erion

LUSHNJE– Zv.kryeministri Erion Braçe ka përditësuar gjendjen e situatës së lumit Shkumbin, i cili derdhet në Divjakë. Disa orë më parë, Braçe paralajmëronte të gjithë banorët e fshatrave të Divjakës që të largoheshin pasi Shkumbini rrezikonte që të dilte nga shtrati, ndërsa sot ai shkruan se gjendja po normalizohet.

Me anë të një statusi në Instagram, Braçe ka shpërndarë disa foto të lumit, i cili në disa vende ka dalë edhe në rrugë, duke u shprehur se në orën 1 lumi ka dalë pjesërisht nga shtrati për t’u rikthyer në normalitet pas 3 orësh.

“Niveli në hidrovorin e Bicukasit është plus 90, punohet me fuqi maksimale prej 48 orësh, me të gjitha pompat për të larguar ujërat. Kam një thirrje për bujqërit e Dushkut, tokat e të cilëve janë poshtë në Tërbuf: Pastroni kokat e kanaleve të treta që janë në parcelat-pronat tuaja; ç’liroini nga mbeturinat me të cilat i keni zënë që verën e shkuar që uji të shkojë në kolektore e pastaj në emisare!,”-shkruan Braçe.

POSTIMI I PLOTË:

RRESHJE PAFUND GJITHE NATEN! Situata ne mengjes eshte kjo; 1-Lumi Shkumbin pati edhe nje plote te madhe rreth ores 1 te mengjesit te sotem dhe prej ores 3 eshte rikthyer ne shtratin e tij; 2-Emisari qe kullon gjithe jugun e Lushnjes drejt detit, eshte jashte shtratit dhe tejmase i fryre; 3-Emisari qe kullon gjithe lindjen e Luahnjes ne drejtim te hidrovorit te Bishtcukasit e detit eshte i fryre ne nivele te larta por ne shtrat; 4-Niveli ne hidrovorin e Bishtcukasit eshte plus 90, punohet me fuqi maksimale prej 48 oresh, me te gjitha pompat per te larguar ujrat; 5-Ne hidrovorin e Karavastase niveli eshte Zero, punohet me fuqi maksimale per te mbajtur kete nivel; 6-Situata e motit referon rreshje edhe sot gjate gjithe dites ne rajonin tone. Nderkohe qe gjithe punonjesit e mjetet e bordit te Jugut jane ne territor, kam nje thirrje per bujqit e Dushkut, tokat e te cileve jane poshte ne Terbuf: RROFSHI PER FOTOT POR LINI TELEFONAT E PASTRONI KOKAT E KANALEVE TE TRETA QE JANE NE PARCELAT-PRONAT TUAJA; CLIROINI NGA MBETURINAT ME TE CILAT I KENI ZENE QE VEREN E SHKUAR QE UJI TE SHKOJE NE KOLEKTORE E PASTAJ NE EMISARE! Keshtu ulni pasojat ne parcelat tuaja! Nderkohe dihet, prurjet tuaja i pret perhere Divjaka!

A post shared by Erion Brace (@erionbrace) on

Mbrëmbjen e djeshme për shkak të shirave të dendur, Braçe paralajmëroi banorët në fshatrat Çermë e Sipërme, Proshkë, Çermë Pasha, Çermë Shkumbin dhe Sulzotaj që të largoheshin pasi lumi Shkumbin rrezikonte të dilte nga shtrati. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion brace lumi shkumbin erion brace lumi shkumbin

Sondazh

Poll