Politike

Frikë nga koronavirusi, Tritan Shehu kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Shqipëri: Po të luash rolin e “trimit”, mund të rrezikosh qytetarët

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu shkruan se gjendja e jashtëzakonshme duhet të shpallet pasi jemi shumë pranë Italisë dhe Greqisë, dy vende shumë pranë nesh që kanë pasur edhe të vdekur, me të cilë ne kemi shumë shkëmbime.
Featured image of article: Frikë nga koronavirusi, Tritan Shehu kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Shqipëri: Po të luash rolin e “trimit”, mund të rrezikosh qytetarët Tritan Shehu

TIRANË– Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu i ka kërkuar qeverisë shqiptare që të shpallë gjendjen e emergjencës deri më 16 mars për koronavirusin.

Edhe pse vendi ynë nuk ka pasur asnjë të infektuar deri më tani, Shehu shkruan se gjendja e jashtëzakonshme duhet të shpallet pasi jemi shumë pranë Italisë dhe Greqisë, dy vende shumë pranë nesh që kanë pasur edhe të vdekur, me të cilë ne kemi shumë shkëmbime. Madje Italia është vendi më i prekur nga koronavirusi në të gjithë Europën.

“Duhen përmirësime urgjente të sistemit shëndetësor, dislokime adeguate fondesh, mobilizim të të gjitha resurseve njerëzore e materiale, mbyllje të shkollave, aktiviteteve sportive. Është e domosdoshme që dhe Presidenti i Republikës të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtarë. Në këto situata duhet vepruar sa më shpejt, sepse të vazhdosh të luash rolin e “trimit” të papërgjegjshëm, mund të rrezikosh rëndë qytetarët,”-shkruan ndër të tjera në statusin e tij ish-deputeti demokrat.

Postimi i plotë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shqiperia duhet te shpalle sot gjendjen e emergjences per Koronavirusin. Kjo gjykoj se eshte e domosdoshme duke u bazuar se pari ne gjendjen epidemiologjike rajonale, si dhe: 1- Ne ecurine e kesaj epidemie ne Itali, ku tashme ka dale nga “Zona e kuqe” duke marre dimensione te medha ne te gjithe territorin, me nje mortalitet te larte reth 4,4%, vend me te cilin neve kemi shkembime te gjera dhe qe ka implementuar masa energjike. 2- Duke u bazuar ne rritjen shume te shpejte te rasteve te infektuara ne Greqi, masave te emergjences qe sot pritet te shpalle dhe ai vend, me te cilin ne gjithashtu kemi shkembime te medha. 3- Ne rastet e diagnostikuara se fundmi dhe ne vendet e tjera te Rajonit. 4-Ne te dhenat e pergjitheshme per karakteristikat e ketij virusi e rreziqet qe paraqet ai. 5- Ne dobesite e medha te sistemit tone shendetesor, gje qe manifestohet si ne nivel diagnostikimi, parandalimi, ashtu e mjekues. Pavaresisht se zyrtarishit ne “nuk kemi” akoma asnje rast te deklaruar, ne keto kushte duhet shpallur gjendja e emergjences se pari per periudhen prej sot deri me 16 mars, praktike kjo e aplikuar edhe nga shtete te tjera te zhvilluara. Ne terresi masat duhet te jene te nivelit te atyre te aplikuara ne Itali si shtet per jashte “Zones se saj te Kuqe”, per te cilen sot hyri ne fuqi nje rregjim tjeter shume me i forte.  Keshtu keto duhet te perfshijne me transparence vendime organizative, permiresime urgjente te sistemit shendetesor, dislokime adeguate fondesh, mobilizim te te gjitha resurseve njerezore e materiale, mbyllje te shkollave, aktiviteteve sportive dhe te ngjashme perfshi diten e sotme, etj. Eshte e domosdoshme qe dhe Presidenti i Republikes te mbledhe Keshillin e Sigurise Kombetare me drejtim shendetesor. Ne keto situata duhet vepruar sa me shpejt, sepse te vazhdosh te luash rolin e “trimit” te pa pergjegjshem, mund te rrezikosh rende qytetaret.

Në rang global, deri më tani janë regjistruar 3599 viktima dhe mbi 105 mijë njerëz janë të infektuar me virusin vdekjeprurës. Ndërsa janë shëruar qindra mijëra të tjerë. Vendi më i prekur nga koronavirusi në Europë është Italia, e cila ka izoluar tërësisht rajonin e Lombardisë. Po kështu, vazhdojnë të vdesin njerëz nga koronavirusi, në SHBA, Australi, Iran, Kore, Francë e Gjermani. Shënohet viktima e parë edhe në Amerikën e Jugut. Ndërkohë në Shqipëri nuk ka asnjë person të infektuar.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment