Art&Argëtim

Denoncimi i gazetarit Aulon Kalaja: Si po shkatërrohet me eskavator historia dhe trashëgimia kombëtare

18 Mars 2019, 18:18 Nga DOSJA
Denoncimi i gazetarit Aulon Kalaja: Si po shkatërrohet me eskavator

DURRËS- Gazetari Aulon Kalaja, ka denoncuar prishjen me eskavator të themeleve të pallatit mbretëror.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kalaja, teksa sjell pamjet nga veprimi i eskavatorit, shkruan: “Tani ne Durres, tek “Torra Veneciane”:
Vangjush Dako shkaterron me eskavator historine dhe trashigimine kombetare.
Edhe pse e mbrojtem per 2 vite radhazi, pushteti kriminal nuk pyet, po shikoni se si i trajton rrenojat shekullore”.

Reagimi i Aulon Kalasë, vjen reth një javë pas ndërhyrjes së Bashkisë së Durrësit për të prishur themelet e pallatit të parë mbretëror e në vend të tij do të ndërohet projekti i ‘Velierës”.

Pallati i Parë Mbretëror ka ekzistuar në vitin 1914 ku kishte zyrat e tij Wilhelm Wiedi. Pallati është shkatërruar me kalimin e viteve por themelet u zbuluan vetëm së fundmi gjatë punimeve të projektit “Veliera” në vitin 2017. Kjo gjë bëri që aktivistët të ngriheshin në protestë dhe të kërkonin ndalimin e punimeve. Pavarësisht se Gjykata vendosi për pezullimin e punimeve, ato nuk u ndërprenë dhe protestat vijuan sërish.

Por në shkurt të vitit 2019 Gjykata Administrative e Apelit vendosi t’i hapë rrugë përfundimit të projektit “Veliera”, duke pushuar gjykimin e çështjes.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture aulon kalaja durres prishja e themeleve të pallatit të parë mbretëror shkatërrimi i historisë veliera aulon kalaja durres prishja e themeleve të pallatit të parë mbretëror shkatërrimi i historisë veliera

Sondazh

Poll