Aktualitet

Koronavirusi/ Del negative përgjigja e analizave për 50-vjeçaren nga Lushnja

7 Mars 2020, 07:13 Nga DOSJA
Koronavirusi/ Del negative përgjigja e analizave për

Tiranë- Del negative përgjigjja e analizave për 50-vjeçaren me iniciale M.V nga Lushnja, që kishte ardhur nga Italia, për të cilën u dyshua se ishte me koronavirus. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik rezultati i analizave doli negativ.

Një ditë më parë 50-vjeçarja nga Urza e Lushnjes, u paraqit në spitalin e qytetit me simptoma të vështirësive në frymëmarrje e temperaturë të lartë. Pas ekzaminimeve të bëra në këtë spital ajo u mbajt në karantinë dhe më pas u nis drejt QSUT-së në Tiranë. Për këtë rast, mbrëmjen e djeshme doktori i Spitalit të Lushnjes, Pjerin Vogli tha se  50-vjeçarja kishte vetëm grip të zakonshëm. Por, kishte dyshime se ajo mund të ishte me koronavirus, pasi kishte vetëm dy ditë që ishte kthyer nga Padova e Italis`.

Në rang global, deri më tani janë regjistruar 3,449 viktima dhe 102,242 njerëz janë të infektuar me virusin vdekjeprurës. Ndërsa janë shëruar 57,624 persona. Vendi më i prekur nga koronavirusi në Europë është Italia. Në shtetin fqinj numri i viktimave ka shkuar në 197, ndërsa të prekur rreth 4 mijë njerëz. Po kështu, vazhdojnë të vdesin njerëz nga koronavirusi, në SHBA, Australi, Iran, Kore, Francë e Gjermani. Ndërkohë në Shqipëri nuk ka asnjë person të infektuar.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gruaja nga lushnja me koronavirus koronavirusi ne shqiperi gruaja nga lushnja me koronavirus koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll