Aktualitet

Jeni bërë gati për të festuar 7-8 marsin? Lajme jo të mira nga moti, reshje shiu sot dhe nesër

7 Mars 2020, 07:40 Nga DOSJA

Shqipëri- Sot dhe nesër në të gjithë vendin do të ketë reshje shiu. Ditën e sotme temperaturat do të luhaten në  vlerat nga 0 °C deri në 15 °C. Ndërsa ditën e nesërme temperaturat minimale do të shkojnë deri në -1 gradë dhe ato maksimale deri në 16 gradë.

“Nëse keni bërë plane për fundjavën, atëherë lajme jo të mira priten sa i përket motit.
Dita e sotme do të nisë që në orët e para të 24 orëshit me mot të vranët dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar ndërsa në zonën e jugut me intensitet deri të lartë. Duhet theksuar se në zonën e jugut, deri në orët e pasdites vonë, reshjet do të jenë me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave me shkarkesa elektrike.
Edhe për ditën e diel, pritet mot me vranësira mesatare dhe të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme, me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.”, njofton shërbimi meterologjik ushtarak.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet parashikimi i motit 7 mars 2020 parashikimi i motit 7 mars 2020

Sondazh

Poll