Aktualitet

Aksident i rëndë në Laprakë/ Përplasen dy makina, humb jetën pasagjeri, shoferi i dehur tenton të mashtrojë Policinë (V

7 Mars 2020, 06:28 Nga DOSJA
Aksident i rëndë në Laprakë/ Përplasen dy makina, humb

TIRANE-Mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një aksident i rëndë në Laprakë, ku nga përplasja e dy mjeteve ka humbur jetën pasagjeri me iniciale F.A. Policia njofton se drejtuesi i mjetit me iniciale A.Ç, në të cilën ndodhej edhe viktima, ishte në gjendje të dehur teksa është përplasur me mjetin tjetër. Ky i fundit ka dhënë deklarim të rremë në Polici, pasi ka deklaruar se drejtues mjeti ka qenë viktima.

Njofimi i Policisë:

Nga Shërbimet e Policisë Rrugore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.Ç., 30 vjeç, sepse më datë 06.03.2020, rreth orës 23:50, në rrugën “Dritan Hoxha”, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin është përplasur me një mjet me drejtues shtetasin A.S. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi F.A., pasagjer në mjetin me drejtues shtetasin A.Ç. Ky shtetas gjatë marrjes në pyetje ka dhënë deklarim të rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore duke thënë se drejtues mjeti ka qënë shtetasi F.A.

Materialet u referuan pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor“, “Deklarim i remë para oficerit të policisë Gjyqesorë ” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Ky është aksidenti i dytë brenda pak orësh që ndodh, pasi mbrëmjen e djeshme në autostradën Tiranë Durrës,  një 21-vjeçare përplasi për vdekje një person. Kjo e fundit është shoqëruar në Polici.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident i rëndë në laprakë humb jetën shoferi në tiranë aksident i rëndë në laprakë humb jetën shoferi në tiranë

Sondazh

Poll