Aktualitet

E rëndë në Durrës/ Burri godet pas koke me bishtin e sëpatës gruan se i kërkoi divorcin, më pas tenton t’i japë fund

7 Mars 2020, 06:18 Nga DOSJA
E rëndë në Durrës/ Burri godet pas koke me bishtin e

Durrës- Mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një ngjarje e rëndë në qytetin e Durrësit, pasi 42-vjeçarja Elida Hasa është goditur me bishtin e sëpatës pas koke nga burri i saj, Artan Hasa. Kjo e fundit ndodhet në gjendje të rëndë spital dhe pritet që pasditen e sotme t’i nënshtrohet një operacioni.

Pas ngjarjes, 50-vjeçari mendoi se 42-vjeçarja ndërroi jetë dhe tentoi të vetëvarej, por u shpëtua në kohë nga policia. Ai është arrestuar nga Policia dhe akuzohet për dhunë.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se shkak i kësaj ngjarjeje të rëndë është kërkesa që gruaja kishte bërë për divor. Për këtë ngjarje ka folur edhe vajza e çiftit, e cila është shprehur se kohët e fundit nëna dhe babai i saj kanë  pasur konflikte të njëpasnjëshme.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan hasa burri dhunon gruan në durrës elida hasa artan hasa burri dhunon gruan në durrës elida hasa

Sondazh

Poll