Politike

ME VIDEO/ “Mëso, se po s’të punoi kjo mrroklla…”, Rama i jep këshilla, djali s’i merr gotën me lëng frutash, krye

6 Mars 2020, 17:53 Nga DOSJA
ME VIDEO/ “Mëso, se po s’të punoi kjo

VORË– Kryeministri Edi Rama vizitoi shtëpinë e familjes Kodra në fshatin Marikaj të Vorës. I shoqëruar nga ministrja Belinda Balluku, Rama i dha çelësat e shtëpisë së re Besnik Kodrës, i cili humbi banesën e tij pas tërmetit tragjik. Këtë vizitë, kryeministri e pasqyroi edhe me anë të një videoje në rrjetet sociale, ku dëgjohen edhe bisedat që bëri me familjarët.

Si gjithmonë, Rama u ndal edhe tek fëmijët, të cilët i pyeti për notat që merrnin në shkollë dhe nuk harroi t’u jepte këshilla. “Mëso, mëso se çfarë fut në kokë, ktu, sot, fut në bark nesër. Sa më shumë të mësosh sot aq më shumë ke nesër. Po nuk mësove, por s’të punoi kjo mrroklla ktu,”– tha Rama.

Më pas kryeministri, siç bën në çdo shtëpi ku viziton familjarët e prekur nga tërmeti, bëri gëzuar me një gotë lëng frutash. Një prej fëmijëve u step ta merrte edh epse ishte vetë kyeministri ai që ia zgjati. “Merre mos mere. Mere mor se për ju po punojmë,”- tha Rama më tej.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike besnik kodra edi rama rmaa ne marikaj besnik kodra edi rama rmaa ne marikaj

Sondazh

Poll

Politike 6 Mars 2020, 15:56

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video ku shihet se si kryeministri Edi Rama premton rritjen e rrogës minimale, me vlera të ndryshme,...