Aktualitet

“Dikush u zgjua miliarder”/ Denoncimi i politikanit, Faton Kurti: Organizata e bamirësisë në Kanada dha 2 milionë maska,

4 Mars 2020, 06:43 Nga DOSJA
“Dikush u zgjua miliarder”/ Denoncimi i politikanit, Faton Kurti:

Kosovë- Kryetari i Partisë Republikanët e Kosovës, Faton Kurti, ka deklaruar së fundmi se kryetari i organizatës së bamirësisë, “Son’s of Eagle Foundation” në Kanada, Ahmet Hoti, në mars të 2018 ka nisur drejt Shqipërisë 2 milionë maska (antibakteriale) mbrojtëse kirurgjikale. Sipas tij 1 milionë maska ishin si donacion për Ministrinë e Shëndetësisë shqiptare dhe 1 milionë të tjera për Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës. Ai thekson se Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri nuk i tërhoqi asnjëherë zyrtarisht maskat kirurgjikale të cilësisë premium dhe nuk dihet fare se ku mbetën apo kush i mori ato. 

“Dikush, mesa duket është zgjuar milioner brenda natës, duke përvetësuar donacionin e fondacionit “Son’s of Eagle”. E mund ta merrni me mend se çfarë ndodh me pajisje të kushtueshme shëndetësore apo produkte të tjera farmaceutike! “, shprehet Kurti.

Denoncimi: 

SI U ZHDUKËN 2.000.000 MASKA MBROJTËSE KIRURGJIKALE?! Miku im Ahmet Hoti, Kryetar i organizatës bamirëse “Son’s of Eagle Foundation” në Kanada me datën 28. Mars 2018 i nisi nga Kanadaja 2 Kontenierë me dy milionë Maska mbrojtëse Kirurgjikale me cilësi të lartë kanadeze për në portin e Durrësit një Kontinier (1.000.000 copë) si donacion për Ministrinë e Shëndetësisë së Shqipërisë dhe një Kontinier (1.000.000 copë) Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës për me qëllimin që të shpërndaheshin falas qytetarëve dhe punonjësve të shëndetësisë. Pasi që kontinierët mbërritën në portin e Durrësit, ato mbetën aty me muaj të tërë dhe as Ministria e Shëndetsisë Shqiptare dhe ajo Kosovare nuk treguan aspak interes për këtë dhuratë të madhe bamirësie nga Fondacioni Shqiptar nga Kanadaja. Këto maska Ministria e Shëndetsisë mund t’jua shpërndante qytetarëve falas sidomos në kushtet e emergjencës Koronavirus për tu mbrojtur nga infektimi. Sipas zotit Hoti (donatorit), pasi Ministria e Shëndetësisë nuk i tërhoqi zyrtarisht maskat kirurgjikale të cilësisë premium, antibakteriale që nga Gushti nuk dihet fare se ku mbetën apo kush i mori ato, kur sot, vetëm një e tillë shitet më shumë se 5 euro! Dikush, mesa duket është zgjuar milioner brenda natës, duke përvetësuar donacionin e fondacionit “Son’s of Eagle”. E mund ta merrni me mend se çfarë ndodh me pajisje të kushtueshme shëndetësore apo produkte të tjera farmaceutike! Më poshtë i shifni dokumentët e Transportit dhe llojin e Maskave Kirurgjikale:

Dokumentet e transportit

Koronavirusi, i cili po merr jetë njerëzish po përhapet në të gjithë botës. Njerëzit përdorin maska për mos u prekur nga ky grip.  Deri më tani janë regjistruar 3115 viktima dhe afro 100 mijë njerëz janë infektuar nga koronavirusi në botë. Italia e quajtur ndryshe edhe si vatra e koronavirusit në Europë, ka shënuar 52 viktima dhe mbi 2 mijë të infektuar, por në 24 orët e fundit ka shënuar një ulje të rasteve të reja nga virusi.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet faton kurti koronavirusi ne shqiperi faton kurti koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll