Aktualitet

Vrasja në Durrës, policia jep informacionin paraprak: Ngjarja pranë tregut, kemi identifikuar targat e autorëve, dyshohet se

2 Mars 2020, 18:45 Nga DOSJA
Vrasja në Durrës, policia jep informacionin paraprak: Ngjarja

DURRËS- Policia e Shtetit ka dhënë informacionin paraprak për vrasjen e dyfishtë që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Në një njoftim për mediat, PSH sqaron se është identifikuar mjeti nga ku dyshohet se janë qëlluar dy të rinjtë, Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia, si edhe është bërë i mundur grumbullimi i çdo prove në vendngjarje. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Durrës/Informacion paraprak. Më datë 02.03.2020, rreth orës 18:55, në lagjen nr. 14, Nishtulla, Durrës, në rrugën afër tregut të perimeve, në rrethana akoma të paqarta kanë humbur jetën shtetasit D. Sh, 35 vjeç dhe A. A, dyshohet me armë zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë mbrritur forca të shumta policie, si dhe grupi hetimor. Janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona në një perimetër të gjerë.

Pika kontrolli janë ngritur edhe nga DVP Tiranë e Fier në aksin rrugor Durrës-Tiranë e Durrës-Lushnjë. Në mbështetje të Policisë vendore janë nisur dhe grupe të FNSH-së së Tiranës, për krehjen e zonës. Paraprakisht dyshohet se është qëlluar nga një automjet në lëvizje. Shërbimet e Policisë kanë mundur të identifikojnë targat dhe janë vënë në ndjekje të autorëve.

Për zbardhjen e ngjarjes, në ndihmë të grupit hetimor po shkojnë specialistët e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje, duke grumbulluar dhe fiksuar çdo provë sado të vlefshme që do t’i shërbejë zbardhjes së ngjarjes.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës, ku janë ekzekutuar me armë zjarri Anxhelo Avdia dhe Dorian Shkoza. Viktimat ishin duke ecur me këmbë kur janë qëlluar nga një makinë në ecje. Njëri prej tyre, Dorian Shkoza, ka qenë i dënuar me 8 vite burg për trafik droge, dhe është liruar në vitin 2010.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vrasje e dyfishte ne durres vrasje e dyfishte ne durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Mars 2020, 18:34

Armina Mevlani dhe tubimi

Armina Mevlani dhe tubimi1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:View Results...