Aktualitet

Studentja e drejtësisë: Jam këtu për t’u thënë ‘ndal’ atyre që shkelin të drejtat tona dhe Kushtetutën (VD)

2 Mars 2020, 17:19 Nga DOSJA
Studentja e drejtësisë: Jam këtu për t’u

TIRANË- Studentja e drejtësisë Oneda Skënderi tha se është në këtë manifestim për t’u thënë ndal atyre që shkelin Kushtetutën dhe të drejtat e qytetarëve. Në fjalën e saj në podium ajo tha se të mos respektosh parimet e shtetit të së drejtës dhe funksionimin e tij, është të kalosh kufijtë.

“Potesta u nda, sot jam këtu jo si ndonjë përfaqësuese e ndonjë partie politike por si një e re idealiste që nuk do ta braktisë vendin për shkak të paaftësisë apo mungesës së vizionit të disa politikanëve. Të mos respektosh parimet e shtetit të së drejtës dhe funksionimin e tij është të kalosh kufijtë. Të lësh vendin pa gjykatë kushtetuese është të kalosh kufijtë. Të mos lësh funksionimin e tre sistemeve është të kalosh kufijtë, të intimidosh mediat, të mos ofrosh shpresë, për familjet shqiptare, të rinjtë shqiptarë është të kalosh kufijtë. Ndaj për t’i thënë ndal atyre që shkelin Kushtetutën, të drejtat tona, shpresat tona, jam këtu që zëri i sovranit të dëgjohet dhe do dëgjohet medoemos”, u shpreh ajo.

Ka nisur manifestimi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, i organizuar nga Presidenti Ilir Meta, pasi ky i fundit e akuzon kryeministrin Edi Rama, për grusht shteti.Manifestimi do të zgjasë dy orë dhe pritet të përfundojë në orën 19:00. Javët e fundit, Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje popullit për të marrë pjesë në këtë manifestim dhe shprehej se shqiptarët duhet të jenë në shesh për të mbrojtur Kushtetutën.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet manifestimi i metes oneda skënderi manifestimi i metes oneda skënderi

Sondazh

Poll