Aktualitet

Ledio Bianko: Pa një Gjykatë Kushtetuese të pavarur, s’ kemi forcën e ligjit, ja 4 arsyet e forta që më sollën këtu (V

2 Mars 2020, 16:44 Nga DOSJA
Ledio Bianko: Pa një Gjykatë Kushtetuese të pavarur, s’

TIRANË– Ledio Bianko, ish-anëtar i Komisionit të Venecias ka deklaruar sot para qytetarëve, të cilët janë të pranishëm në manifestimin e thirrur nga Meta se kur vendi është pa një gjyaktë kushtetuese të pavarur, nuk kemi më forcën e ligjit që vepron.

Në fjalën e tij, Gjyqtari Bianko zbuloi katër arsyet e forta pse e pranoi ftesën e Presidentit Meta për të marrë pjesë në këtë manifestim, ku e para dhe më e rëndësishmja, sipas tij, ishte pikërisht fakti që në vendin tonë nuk ka Gjykatë Kushtetuese.

“Ajo që dua të them është se pa një gjyaktë kushtetuese të pavaruar nuk kemi më forcën e ligjit që vepron.  Në një vend, ku as presidenti nuk ka mundësi për të vendosur mbi një organ të pavarur. Imagjinoni njerëzit e thjeshtë. Qëllimi është për pushtet, por për pushtetin kushtetutues ku njerëzve iu shkelen të drejtat.Nuk kam ardhur të vendos se në debatin mes presidentit dhe mazhorancës ka të drejtë njëri ose tjetri, por dua të them se ky debat për Kushtetutën nxjerr një problem tjetër shumë të madh, atë që pa një Gjykatë Kushtetuese të pavarur, Kushtetuta ngelet një letër pa rëndësi.Arsyeja e dytë, në një vend ku as presidenti nuk ka mundësi që pretendimet t’ia paraqesë një organi të pavarur, imagjinoni çfarë mundësish kanë qytetarët e thjeshtë. Ka nga ata që thotë se qëllimi i këtij manifestimi është për pushtet, unë kam ardhur të them që po është për pushtet, por për pushtetin kushtetues. Ky është pushteti më i rëndësishëm mbi një shtet ligjor.Arsyeja e tretë, çfarë emri i vihet kësaj situate? Nënkryetari i Gjykatës së Strasburgut u shpreh se “Pushteti i pakontrolluar i shumicës që nuk merr parasysh kërkesat e pakicës, rrezikon të bjerë…”.Në Shqipëri, ka mbi dy vite që aktet e qeverisë dhe Parlamentit nuk kontrollohen nga askush. A mund të themi se kemi shtet të së drejtës në Shqipëri, në këto situata?Arseja e katërt është pyetja që i bëra vetes. Në këtë situatë absurdi, ku nuk ka gjykata që të kontrollojë ligjin, pyesja veten si do reagojnë bashkëkombasit e mi. Më kujtohej një shprehje e një juristi të shquar “Një popull që fle në demokraci, ka rrezik të zgjohet në diktaturë”.Vlerat e këtij kombi për liri, demokraci, nuk kanë vdekur. Sot kur ju shoh kuptoj se ka dhe një arsye tjetër që kam ardhur dhe kjo arsye jeni ju, thirrjet tuaja për gjykata që t’iu mbrojnë të drejtën. Unë mund t’iu uroj duke iu thënë “Zoti iu bekoftë”, por kjo është në dorë të Zotit.

Ka nisur manifestimi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, i organizuar nga Presidenti Ilir Meta, pasi ky i fundit e akuzon kryeministrin Edi Rama, për grusht shteti.Manifestimi do të zgjasë dy orë dhe pritet të përfundojë në orën 19:00. Javët e fundit, Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje popullit për të marrë pjesë në këtë manifestim dhe shprehej se shqiptarët duhet të jenë në shesh për të mbrojtur Kushtetutën

 

Vijon…

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ledio bianko ledio bianko

Sondazh

Poll