Aktualitet

‘Mallkuar kush i shpiku 1 milionë shuplakat’/ Bujar Kapexhiu “shpërthen” në tubimin e Metës: Injorantë e bastardë,

2 Mars 2020, 16:56 Nga DOSJA
‘Mallkuar kush i shpiku 1 milionë shuplakat’/ Bujar Kapexhiu

TIRANË– Aktori dhe regjizori Bujar Kapexhiu në fjalën e tij në manifestimin i ka bërë thirrje politikës shqiptare që të mos e prekë Kushtetutën e Shqipërisë për interesat e tyre personale. 

Në fjalën e tij, Kapexhiu nuk i ka kursyer as fyerjet duke paralajmëruar politikanët që të mos e prekin demokracinë e vendit, pasi ndryshe do të përballen me zemërimin e sovranit.

 

Motra e vëllezër, jemi mbledhur për dy veprime dhe dy ide. Dy detyra, të mbrojmë dhe të mos pranojmë progresin dhe moralin kundër së keqes. Nuk do të jem anëtar i një partie politike. Do marr pjesë kur të jetë në interes të atdheut tim. Jam me të gjithë dhe kundra të gjithëve. Tani jam me të gjithë ju që jeni në mbrojtje të Kushtetutës. Jam kundër të gjithë atyre që tentojnë ta prekin, e shkelin për interesa të ngushta personale. Morëm më të keqen e diktaturës dhe po shpifim më të keqen e demokracisë. Unë kam zgjedhur që Shqipëria të ishte kështu. Kemi dhënë 1 milion shuplaka për ta bërë Shqipërinë. Mallkuar ata që shpikën shuplakat. I bëj thirrje të gjithë intelektualëve që të gjithë së bashku të mbrojmë Kushtetutën. Të gjithë ne që jemi këtu, marrim frymë në një grumbull gërmadhash. Jemi vend pluralist? Gënjeshtër! Jemi vend një partiak. Në çdo fushatë elektorake gënjehemi. Ju bëj thirrje mos u gënjeni, e vërteta mbrohet vetëm nga zëri dhe vullneti juaj, shpirti dhe gjoksi dhe po të jetë nevoja edhe nga grushti juaj. Të gjithë së bashku të veprojmë me Kushtetutën. Politikanët, të shkurtër, të gjatë, injorantë e bastardë, hajdutë të braktisin karriget se ndryshe do të përballen me zemërimin e sovranit. Ky është podium i presidentit Ilir Meta, herë tjetër ka qenë Rama, Berisha dhe Basha, pikërisht për të mbrojtur demokracinë,”-është shprehur Kapexhiu.

Ka nisur manifestimi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, i organizuar nga Presidenti Ilir Meta, pasi ky i fundit e akuzon kryeministrin Edi Rama, për grusht shteti. Manifestimi do të zgjasë dy orë dhe pritet të përfundojë në orën 19:00. Javët e fundit, Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje popullit për të marrë pjesë në këtë manifestim dhe shprehej se shqiptarët duhet të jenë në shesh për të mbrojtur Kushtetutën.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bujar kapexhiu ilir meta thirrja e metës për 2 marsin bujar kapexhiu ilir meta thirrja e metës për 2 marsin

Sondazh

Poll