Insights

Për Henri Çilin dhe histerinë popullore kundër tij

29 Shkurt 2020, 14:06 Nga DOSJA
Për Henri Çilin dhe histerinë popullore kundër tij

Unë Henri Çilin nuk kam shok. Nuk kam punuar asnjëherë me të dhe në të shumtën e rasteve nuk kam qenë fare dakord me qëndrimet e tij politike. Por kjo nuk më bën që të gëzohen që ai tani nuk është i lirë. Padyshim që nuk mendoj që, meqë është i sojit tonë, ne të tjerët duhet ta dalim ta mbrojmë se këtu po cënohet liria e medias.

Thjeshtë unë do të jem shumë i vëmendëshëm të ndjek hap pas hapi proceset e tij me drejtësinë. Për aq sa kam mësuar e lëxuar nga të tjerët, ndjehem i keqardhur që Henri, edhe pse nuk ka shkaktuar asnjë pasojë, ka negociuar me njerëz të drejtësisë për të ndihmuar një apo disa njerëz që janë dënuar, për të zbutur masat e dënimit në këmbim të ryshfetit. Me pak fjalë ka bërë atë që në drejtësi njihet si ndërmejtës, apo sekser.

Por dua të bëj një analizë të shkurtër, e cila nuk shkon asnjë grimë në mbështetje të Henrit.

Kush ndërhyri për lirimin e Lulzim Berishës, Endrit Dokles, Genc Tafilit, Ilir Pajës, Viktor Ymerit e të tjerë njerëz famëkeqë të botës së krimit?

Padyshim që ka patur sekserë që kanë bërë pazarin, kanë marrë e kanë dorëzuar paratë. Kush ka ndërhyrë për të mbyllur të gjitha dosjet e korrupsionit dhe aferave, nga më skandalozet, me PPP-ra e tendera rrugësh?

Sërish ka sekserë që ndërmjetësojnë mes bossëve dhe njerëzve të drejtësisë.

Sepse për këtë arsye dhe në këtë mënyrë ka funksionuar drejtësia më e korruptuar në Europë, në vendit më të korruptuar të Europës, ku nuk është dënuar askush për korrupsion.

Ne nuk jemi kaq shumë të revoltuar ndaj këtyre vendimeve të drejtësisë. As kur janë publikuar fakte mbi skandale korruptuve që nuk e kanë vënë fare në lëvizje drejtësinë.
Padyshim, të gjitha sa thashë, nuk shkojnë fare në favor të Henrit. Në fund të fundit, kali që kapet shin lëmin. Dhe, mbi të gjitha, nëse ai e ka shkelur ligjin, të paguajmë deri më një atë që ka bërë.

Por, i shkrova këto për të thënë se Henri Çili nuk ishte as macja e zezë, as koka e korrupsionit, dhe arrestimi i tij nuk është shpëtimi i Shqipërisë.

I thashë këto, pasi këto dy ditë Henri ka garuar me Nexhmije Hoxhën në “votimin popullor” në rrjet, se kush i ka bërë më shumë dëme Shqipërisë. Dhe mbi te gjitha, Henri, duhej akuzuar me shume per çfare ka folur e mbeshtetur publikisht, duke ndikuar shpesh ne ate qe nuk eshte bere mire ne kete vend.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

blog blog arrestohet henri cili henri cili lirimi i alikove mentor kikia arrestohet henri cili henri cili lirimi i alikove mentor kikia

Sondazh

Poll

Insights 27 Shkurt 2020, 08:00

Si fjeti mbrëmë ministrja e Drejtësisë?

KANADA- Vrasjet e grave mund të parandaloheshin nëse ministrja e Drejtësisë do të ishte më e përkushtuar në detyrën e saj funksionale sesa të merrej me statuse ...

Insights 26 Shkurt 2020, 13:18

Analiza kosto-përfitim që kërkon përgjigje

TIRANË-Italia po zbulon mesatarisht 100 të infektuar në ditë me coronavirus. Për ta thënë me fjalët e shefit të OBSH, “Dirtarja e mundësive për të përmbajt...

Insights 23 Shkurt 2020, 07:50

A po na rrahin përditë me kamxhik?

Doja të shkruaja një status për ngjarjen e tmerrshme të shkollës së Fierit të kthyer në çerdhe pedofilie. Ngjarje për të cilën dikush duhet të mbante për...

Insights 23 Shkurt 2020, 06:14

PICOLO GRANDE AMORE…

Bëri bujë martesa e Fuatit atë dimër të egër të vitit 1975. U çuditën njerëzit jo që ai gjeti nuse,por që mori një vajzë yll. E gjatë,elegante,e qeshur,m...

Insights 22 Shkurt 2020, 20:45

Kur koncesionet cënojnë sigurinë kombëtare

TIRANË- Para tre apo katër vjetesh ish ministri i shëndetësisë Ilir Beqja shpalli nismën për të dhënë me koncesion laboratorët e analizave në spitalet publ...