Insights

Mentor Kikia: Për ju që u ngazëllyet kaq shumë nga vdekja e Nexhmijes!

27 Shkurt 2020, 20:46 Nga DOSJA
Mentor Kikia: Për ju që u ngazëllyet kaq shumë nga vdekja e

 Sa shumë ngazëllim me rastien e vdekjes së Nexhmije Hoxhës! Njerëzit uronin njëri-tjetrin si për një ditë feste. “Sa mirë, shpëtuam nga një njeri i lig. Shkofsh ne ferr, ndoshta ka një vend pranë burrit tënd. Shtrigë”…

Pa prisni! Çfarë po na bënte Nexhmija neve? Po na pakësonte oksigjenin, apo kishte rrezik të përhapte koronavirusin? E pse u gëzuam kaq shumë se vdiq një plakë gërdallë? Unë as u hidhërova, as u gëzova! Çfarë bëmë ne si popull, kur Nexhmija ishte e re dhe kishte fuqinë të na vinte shkelmin në fyt, të na thante zorrën për bukë, të na fuste në burg, të na bënte çtë donte? Ne e duartrokitëm shumë fort. Çfarë bëmë ne kur vdiq i shoqi? Qamë sa u zhgërryem rrugëve nga ngashërimi. Çfarë bëmë ne kur u përmbys komunizmi? Votuam ca komunistë të tjerë për të na qeverisur.

A i dënuam ne krimet e komunizmit? Jo! A i dënuam në komunistët që na kishin shtypur e vrarë? Jo! Edhe një palo gjyq që u bë, ishte një komedi e zezë. A i larguam ne koministët nga pushteti? Jo, thjeshtë i konvertuam. Dënimi më i madh që u bëmë ishte ti përzinim kriminelët nga vilat e Bllokut, se na diheshin për lokale droge. Ne nuk ishim ne gjendje të bënim asgjë, as kur Nexhmija ishte në pushtet, as kur Nexhmija shkoi tek pularia. Ne kemi 30 vjet që nuk bëjmë dot asgjë për të rrëzuar apo zëvendesuar një qeveri kur ajo na vjedh e na zhvat. Ne thjeshtë presim që ajo të ike. Ne presim që ajo të vdesë.

Ne nuk e zëvendësojmë dot udhëheqësin e keq, thjeshtë presim që ai të mërzitet e të ikë. Ja pse u gëzuam kaq shumë që vdiq Nexhmija, tani kur edhe ajrin e merrte me pikatore. Shkoni mbushuni të tërë ju të ngazëllyer. Nexhmija jetoi sa deshi e si deshi e vdiq “kur deshi”, ndërsa ne do të presim të gëzohemi kur të vdesin nexhmijet e tjera që na kanë hyrë në hak po kaq shumë sa edhe Nexhmija që vdiq dje.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

blog blog mentor kikia vdes nexhmije hoxha mentor kikia vdes nexhmije hoxha

Sondazh

Poll

Insights 27 Shkurt 2020, 08:00

Si fjeti mbrëmë ministrja e Drejtësisë?

KANADA- Vrasjet e grave mund të parandaloheshin nëse ministrja e Drejtësisë do të ishte më e përkushtuar në detyrën e saj funksionale sesa të merrej me statuse ...

Insights 26 Shkurt 2020, 13:18

Analiza kosto-përfitim që kërkon përgjigje

TIRANË-Italia po zbulon mesatarisht 100 të infektuar në ditë me coronavirus. Për ta thënë me fjalët e shefit të OBSH, “Dirtarja e mundësive për të përmbajt...

Insights 23 Shkurt 2020, 07:50

A po na rrahin përditë me kamxhik?

Doja të shkruaja një status për ngjarjen e tmerrshme të shkollës së Fierit të kthyer në çerdhe pedofilie. Ngjarje për të cilën dikush duhet të mbante për...

Insights 23 Shkurt 2020, 06:14

PICOLO GRANDE AMORE…

Bëri bujë martesa e Fuatit atë dimër të egër të vitit 1975. U çuditën njerëzit jo që ai gjeti nuse,por që mori një vajzë yll. E gjatë,elegante,e qeshur,m...

Insights 22 Shkurt 2020, 20:45

Kur koncesionet cënojnë sigurinë kombëtare

TIRANË- Para tre apo katër vjetesh ish ministri i shëndetësisë Ilir Beqja shpalli nismën për të dhënë me koncesion laboratorët e analizave në spitalet publ...

Insights 22 Shkurt 2020, 18:16

Të rrosh a të mos rrosh në Toronto

Sapo kisha dalë nga një prej auditoreve të Ryerson University. Fakulteti i Shkencave Sociale kishte organizuar një trajnim disa ditor mbi parandalimin dhe ndërh...