Insights

Kur koncesionet cënojnë sigurinë kombëtare

22 Shkurt 2020, 20:45 Nga DOSJA
Kur koncesionet cënojnë sigurinë kombëtare

TIRANË- Para tre apo katër vjetesh ish ministri i shëndetësisë Ilir Beqja shpalli nismën për të dhënë me koncesion laboratorët e analizave në spitalet publike të vendit. Ky ishte i fundit ndër 4 koncesionet që çmontuan totalisht shërbimin shëndetësor publik në Shqipëri. Nejse. Nga tenderi deri tek nenshkrimi i kontrates u deshen tre vjet per shkak te falsifikimeve dhe paligjshmerive. Njera nga kompanite e konsoricumit fitues te koncesionit ishte fantazme dhe nuk ekzistonte. Banka Boterore, me sakte IFC ne rolin e konsulentit beri nje sy qorr perballe parregullsive dhe dha miratimin per te vazhduar me koncesionin. Madje mori dhe tarife konsulence disa milione euro per keshillat e vyera qe dha. Kontraten e koncesionit e nenshkroi ministrja aktuale e shendetesise Ogerta Manastrliu. Qershia mbi torte ishte se vlera e koncesionit u rrit nga 70 milione euro ne 115 milione euro. Dje, shefi i kardiologjise ne QSUT, Evdin Prifti denoncoi publikisht se Shqiperia nuk mund te kryeje dot analizat per koronovirusin per shkak se konncesionari i laboratoreve nuk ofron PCR-ne, tekniken e diagnostikimit qe percakton te prekurit nga virusi.

Dmth situata eshte kjo. Shteti nuk ka me asnje laborator per te kryer analizat ne spitalet publike se ja ka dhene me koncesion privatit. Privati nuk e sheh te arsyeshme te ofroje analizen e koronavirusit se thote nuk e kam te parashikuar ne kontraten e koncesionit. Ky është cënim i rëndë i sigurisë kombëtare. Shikoni si vret babëzia dhe papërgjegjshmëria. Të moçmit thonë një fjalë: “Të gjitha këputen kur hollohen. Vetëm zullumi këputet duke u trashur” Tani ose kapeni prej fyti koncesionarin e laboratorëve dhe detyrojeni të ofrojë analizën e diagnostikimit të koronavirusit ose rishtetëzoni urgjentisht laboratorët për cënim të sigurisë kombëtare. Pas kësaj, të gjithë ju që keni gisht në këtë punë shkoni jepni llogari dhe sqarohuni atje ku duhet të sqaroheni. Nuk koncesionohen jetët e njerëzve.

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

blog blog klodian tomorri koronavirusi ne shqiperi klodian tomorri koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Insights 22 Shkurt 2020, 18:16

Të rrosh a të mos rrosh në Toronto

Sapo kisha dalë nga një prej auditoreve të Ryerson University. Fakulteti i Shkencave Sociale kishte organizuar një trajnim disa ditor mbi parandalimin dhe ndërh...

Insights 20 Shkurt 2020, 20:44

Në vend të një testamenti

(R.I.P Dhjetor ’90 dhe Shkurt ’91. Ndoshta kështu mendojnë edhe shokët e mi të Dhjetorit ’90 dhe Shkurtit ’91)A mundemi ta ndryshojmë jetën tonë?A m...

Insights 20 Shkurt 2020, 15:23

Për bustin që nuk e rrëzuam kurrë

TIRANË– Më 20 shkurt 1991, unë isha 10 vjeç. Kam qenë gjithë sy e veshë për të dëgjuar nga të rriturit diçka më shumë, një koment apo përjeti...

Insights 20 Shkurt 2020, 09:55

Paraziti – Kush është paraziti?

Dhe kjo çështje nuk lidhet aq shumë me përtesën që shikuesit e filmave mund të kenë në lidhje me leximin e titrave, sa lidhet me konsiderimin e Hollywood...