Aktualitet

Mbajti në kurriz pronat e ‘dhuruara’ për favoret e Alikove, kush është Betim Shkupi, avokati që Henri Çili i besonte m

28 Shkurt 2020, 15:40 Nga DOSJA
Mbajti në kurriz pronat e ‘dhuruara’ për favoret e

TIRANË– Mëngjesi i ditës së sotme ka gdhirë me lajmin e arrestimit të botuesit Henri Çili dhe të mbi 27 personave të tjerë, të gjithë të përfshirë për të ndikuar e ndërhyrë në pushtetin e gjyqësorit. Kur kanë kaluar më shumë se 5 vite nga vrasja e efektivit Ibrahim Basha në Lazarat, babai i tyre Adil Aliko kërkon me ngulm lirimin e dy djemve të tij, Arbjonit dhe Albanit.

“Pazari” më i mirë dhe më i lirë iu ofrua nga botuesi Çili, i cili në këmbim të shërbimeve të tij i kërkoi vetëm 750 mijë euro, të cilat edhe nëse nuk do të ishin “cash” do t’i pranonte edhe prona. I vendosur për lirimin e djemve të tij, Adili me vetëm një telefonatë ndaj biznesmenit shkodran Sait Fishta, të vënë në pranga së bashku me vëllain e tij Besnik Fishta, i ka dhuruar botuesit sipërfaqe toke dhe dy apartamente në Velipojë. Pronat kanë kaluar nga dera e noteres Shpresa Gjoci, e cila ka përpiluar një kontratë dhurimi që është firmosur më 10 janar 2020 në emër të Betim Shkupit, në emër dhe me dijeni të plotë të bashkëpunëtorit të tij të ngushtë, Henri Çilit. E ndryshe nga gjithë të përfshirët e tjerë në dojse, Betimi është ende i lirë.

Por kush është Betim Shkupi, avokati i besuar i Çilit, të cilit botuesi i la pronat në ngarkim pa asnjë mëdyshje? Cila është lidhja mes tyre? Përse i besonte aq shumë Çili-Shkupit, aq sa i la të merrej me pronat e Velipojës për favoret nga Aliko i Lazaratit?

Betim Shkupi është diplomuar për juridik dhe ka nisur karrierën e tij si avokat në vitin 2010, ndërsa aktualisht mban postin e administratorit të “European Education Initiative Holding” duke pasur kontroll 100% mbi aksionet e Universitetit Europian të Tiranës, ku Çili është pronar.

Nga administratori i UET-së, nga 10 janari i këtij viti,  ka pasur në “xhep” edhe prokurën nga Henri Çili në mënyrë që avokati të vepronte pa asnjë pengesë në emrin e tij për marrjen e dy pronave nga shoqëria “Fishta sh.p.k” në Velipojë, në pronësi të biznesmenit Sait Fishta.

Ky i fundit dyshohet se ishte dakordësuar me Alikon që të hynte garantor tek Çili. Por edhe pse veprimet me provat janë kryer të gjtha me firmën e tij, si përfaqësues i botuesit, Shkupi është ende në liri duke administruar Universitetin në një prej ditëve më të vështira të tij.

Dosja.al ka zbuluar ekskluzivisht, se është arrestuar gjatë natës, pronari i UET, Henri Çili, shoferi i tij, avokati Ilir Korbi, biznesmeni Sait Fishta dhe 23 persona të tjerë. Të arrestuarit akuzohen se kanë ndikuar tek gjyqtarët për të liruar bandën e Lazaratit. Ndaj Çilit rëndojnë akuzat për korrupsion, ushtrim të ndikimit të paligjshëm, falsifikim të dokumenteve dhe shpërdorim detyre.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adil aliko alban aliko arbjon aliko arrestohet henri cili betim shkupi henri cili sait fishta adil aliko alban aliko arbjon aliko arrestohet henri cili betim shkupi henri cili sait fishta

Sondazh

Poll